Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, bashkëpunojnë në zbatim të VKM-së nr. 630/2026 për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Aktiviteteve të Licencuara dhe të Lejuara të Bimës së Cannabis-it.

Takimi u përqendrua në hapat institucionalë dhe teknikë për ngritjen dhe funksionalizimin e Regjistrit, si dhe në koordinimin ndërmjet dy institucioneve për realizimin e këtij procesi. Në këtë kuadër, u diskutuan aspektet që lidhen me mbështetjen teknike të AKSHI-t për zhvillimin dhe hostimin e Regjistrit, si dhe ofrimin e asistencës teknike për funksionimin dhe përdorimin […]

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it zhvillon takim institucional me përfaqësuesit e projektit EU4Law Enforcement

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it zhvilloi një takim institucional me përfaqësuesit e projektit EU4LawEnforcement, të kryesuar nga Koordinatori Ndërkombëtar i projektit, z. Giovanni Pasqua, i shoqëruar nga Eksperti për Prokurorinë, z. Carmine Pirozzoli. Agjencia u përfaqësua nga Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Anila Alliu. Takimi u zhvillua në kuadër të njohjes së ndërsjellë institucionale dhe shkëmbimit […]

Marrëveshje Bashkëpunimi për monitorimin e procedurave të importit dhe eksportit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, znj. Anila Alliu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi që synon forcimin e koordinimit ndërinstitucional në kontrollin dhe monitorimin e procedurave të importit dhe eksportit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale. Marrëveshja krijon kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet […]

AKKC dhe SCFM drejt formalizimit të bashkëpunimit për analizat laboratorike të cannabis-it

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it po avancon drejt krijimit të një mekanizmi të qëndrueshëm për analizimin laboratorik të mostrave të cannabis-it, si pjesë e forcimit të kapaciteteve të saj mbikëqyrëse. Në këtë kuadër, më 16 korrik 2026, përfaqësues të Agjencisë zhvilluan një vizitë teknike pranë Stabilimentit Kimiko-Farmaceutik Ushtarak (SCFM) në Firence. Vizita kishte në […]

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e Regjistrit Kombëtar të aktivitetit të licencuar dhe të lejuar të bimës së cannabis-it

Këshilli i Ministrave miratoi, më 30 korrik 2026, vendimin “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të aktivitetit të licencuar dhe të lejuar të bimës së cannabis-it”. Regjistri do të administrohet nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe do të përmbajë informacionin për proceset e licencimit, lejimit […]

Këshilli i Ministrave miraton dy vendime lidhur me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e datës 22 korrik 2026, miratoi dy vendime që plotësojnë kuadrin nënligjor lidhur me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it, të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të saj për qëllime mjekësore dhe industriale, në zbatim të ligjit nr. 61/2023. Vendimi “Për përcaktimin e kërkesave për gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it, […]

Agjencia pret ekspertë të EUDA mbi raportimin e cannabis-it në Shqipëri

Të dhënat lidhur me lëndët narkotike, dhe veçanërisht të dhënat lidhur me cannabis-in, përfshirë informacionin mbi tregun e paligjshëm të cannabis-it dhe përdorimin e tij, ishin ndër çështjet e diskutuara gjatë takimit të zhvilluar më 23 qershor 2026 ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe ekspertëve nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogat (EUDA). […]

Nga kampioni te rezultati laboratorik: Si testohet cannabis-i në Oklahoma? | Oklahoma City, 8 qershor 2026

Kontrolli laboratorik është një nga hallkat që përcakton besueshmërinë e çdo sistemi rregullator të cannabis-it. Pikërisht këtë proces ndoqi nga afër përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia) gjatë vizitës në laboratorin referencë të Oklahoma Medical Marijuana Authority (OMMA). Laboratori kryen analiza mbi produktet e cannabis-it për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e […]

Shqipëria në CANNRA 2026 | Oklahoma City, 8–10 qershor 2026

Autoritetet rregullatore të cannabis-it përballen me sfida të ngjashme pavarësisht ndryshimeve në legjislacion dhe organizim institucional. Pikërisht mbi këtë shkëmbim përvojash u ndërtua edicioni 2026 i “CANNRA External Stakeholder Meeting”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj. Anila Alliu. Gjatë tre ditëve të […]