ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Privacy Policy

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

POLITIKAT E PRIVATËSISË

AGJENCINË KOMBËTARE TË KONTROLLIT TË CANNABIS-IT

 

Përmbajtje e “Politikave të Privatësisë” të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (në vijim, Agjencia)

  1. Informacion i përgjithshëm mbi Agjencinë.
  2. Përdorimi i informacionit.
  3. Aksesi në të dhënat personale
  4. Përhapja e të dhënave personale
  5. Kontaktet tona
  6. Politika e sigurisë së informacionit

 

  1. Informacion i përgjithshëm mbi Agjencinë;

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, është person juridik publik buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Agjencia ka si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it, dhe të prodhimit të produkteve dhe nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale si dhe monitorimin e zbatimit të ligjit.

Agjencia e ka selinë në Tiranë dhe e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Agjencia është krijuar në zbatim të ligjit 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”

Agjencia drejtohet nga drejtori i përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e institucionit dhe përgjigjet përpara ministrit përgjegjës për shëndetësinë

Pranë Agjencisë krijohet dhe funksionon Komisioni i Licencave i përbërë nga 7 anëtarë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural dhe Ministrisë së Ekonomisë.

 

  1. Përdorimi i informacionit

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj, ju tregon se çfarë duhet të prisni kur, Agjencia të mbledhë të dhënat tuaja personale.

Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Persona të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, apo takime etj.
  • Vizitorët në faqen zyrtare të Agjencisë
  • Kandidatët për punësim dhe punonjësit aktual, si dhe ish-punonjësit.

 

2.1 Personat të cilët kërkojnë informacione nga Agjencia

Agjencia i përgjigjet një personi, i cili më parë ka kërkuar informacion apo konsulencë, lidhur me veprimtarinë institucionale, të parashikuar nga legjislacioni specifik4.

2.2 Vizitorët në faqen tonë zyrtare

Më anë të faqes zyrtare, Agjencia transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë subjekteve që aplikojnë për shërbimet e Agjencisë (të tilla si, autorizime, leje, licenca) apo kushdo që kërkon informacione për Agjencinë. Nëpërmjet faqes zyrtare, Agjencia u vjen ne ndihmë subjekteve duke ju prezantuar ligjin dhe detyrimet e tij.

Për vizitoret e www.nacc.gov.al sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Agjencia nuk përdorë (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë Google.

2.3. Aplikantët për punë, të punësuarit aktual dhe ish punonjësit e Agjencisë

Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë Agjencisë, ne përdorim informacionin për procesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrim një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse ( p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore ), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me Agjencinë, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit.

  1. Aksesi në të dhënat personale

Agjencia bën transparencë të plotë për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale”, në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në raste kur pranë Agjencisë paraqitet një kërkesë për informacion lidhur me përpunimin e të dhënave personale ndiqen këto procedura:

  • Japim një përshkrim të të dhënave të grumbulluara;
  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund t’i përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.
  1. Përhapja e të dhënave personale

Në nenin 6 të Ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, parashikohet procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës. Sipas kësaj dispozite punonjësit e Agjencisë dhe subjektet e licencuara apo të lejuara, duhet që kalojnë procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës.

Për realizimin e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë, si dhe të personave të përfshirë si të punësuar nga subjektet e licencuara apo të lejuara sipas parashikimeve të ligjit, Agjencia përhap të dhëna me Policinë e Shtetit dhe autoritetet apo institucionet përgjegjëse që mbajnë apo administrojnë të dhënat për këtë qëllim.

  1. Kontaktet tona

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@nacc.gov.al si dhe pjesën e kontakt formë në linkun https://www.nacc.gov.al/kontakt/

  1. Politika e sigurisë së informacionit

Agjencia përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të saj ligjore. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për subjektet dhe individët.

Agjencia është e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e saj.

Stafi i Agjencisë i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Agjencia i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. Agjencia vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. Agjencia monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë.