- ÇFARË BËJMË

Rreth Agjencisë

Fushat Kryesore të Veprimtarisë

01

Licencimi, Leja dhe Autorizimet

Administrimi i procedurave të licencimit dhe autorizimit në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

02

Mbikëqyrja, Kontrolli dhe Inspektimi

Mbikëqyrja e veprimtarive të licencuara dhe verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore e teknike.

03

Standardet dhe Inovacioni

Zhvillimi i standardeve teknike, promovimi i praktikave më të mira dhe mbështetja e inovacionit në sektor.

04

Koordinimi Institucional dhe Integriteti

Koordinimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, garantimi i integritetit institucional dhe mbështetja e proceseve ligjore.

Funksionet e Agjencisë

Kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it në mbikëqyrjen, kontrollin dhe bashkëpunimin institucional, sipas ligjit në fuqi.

1

Mbikëqyrje e aktivitetit të licencuar

Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti:
a. Kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore, me përcaktimet në licencë ose leje, si dhe me planin e miratuar të prodhimit.
b. Nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

2

Kontrolle dhe inspektime

Agjencia kryen mbikëqyrje, kontrolle dhe inspektime sipas këtij ligji dhe, kur është nevoja, koordinon procesin në bashkëpunim me institucione të tjera.

3

Shkëmbim informacioni me organet e drejtësisë

Në përmbushje të detyrave të veta, Agjencia shkëmben informacion me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme/Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit, si dhe autoritetet e tjera kompetente, dhe mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy ose shumëpalëshe me to.

4

Verifikime dhe propozime për masa

Agjencia, kryesisht apo me kërkesë, kryen verifikime në përputhje me këtë ligj. Nëse vlerësohet marrja e masave për pezullimin apo shfuqizimin e licencës, çështja i përcillet për shqyrtim Komisionit të Licencave.

5

Bashkëpunim ndërkombëtar

Agjencia bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e luftës ndaj përdorimit, trafikut të narkotikëve dhe substancave psikotrope, dhe ndaj pastrimit të të ardhurave prej aktivitetit të paligjshëm.

6

Administrim i të dhënave

Agjencia mbledh dhe administron të dhëna të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të saj mbi aktivitetin e licencuar dhe të lejuar, si dhe për titullarin e licencës ose lejes. Të dhënat parësore dhe dytësore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

7

Raportim 6-mujor

Agjencia paraqet raport 6-mujor të punës pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, i cili i bëhet me dije edhe ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.

8

Funksione të tjera dhe organizim i brendshëm

Agjencia ushtron çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligj ose në rregulloren për funksionimin e saj. Rregullat për organizimin e brendshëm miratohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

9

Rregulloret e subjekteve të licencuara

Agjencia miraton rregulloret e veprimtarisë së subjekteve të licencuara.

MISIONI

Të garantojmë një sektor të kontrolluar dhe të përgjegjshëm të cannabis-it mjekësor e industrial, në shërbim të shëndetit publik dhe ligjshmërisë.

AKKC - TIRANË

- VIZIONI INSTITUCIONAL

Puna jonë ndërtohet mbi bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe autoritetet rregullatore homologe.

Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi. Nga fara te produkti final, çdo hap dokumentohet, inspektohet dhe raportohet.

Puna jonë ndërtohet mbi bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe autoritetet rregullatore homologe.

Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi. Nga fara te produkti final, çdo hap dokumentohet, inspektohet dhe raportohet.

Puna jonë ndërtohet mbi bashkëpunimin me institucionet europiane dhe autoritetet rregullatore homologe.

Ligjshmëri

Profesionalizëm

Përgjegjësi

Llogaridhënie

Efikasitet

Komisioni i Licencave

Komisioni ngarkohet pranë Agjencisë, me shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për marrjen e licencës për kultivimin e cannabis-it.

1

Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave, për shqyrtimin
dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës, për kultivimin e cannabis-it.

2

Komisioni ka 7 anëtarë dhe ka këtë përbërje:

3 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë
1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike
2 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë
1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ekonominë

3

Kryetari i Komisionit është njëri nga përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse
për shëndetësinë.

4

Anëtarët e Komisionit caktohen për një periudhë deri në 4 vjet.

5

Anëtarët e Komisionit kanë detyrim dhe nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit, deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit, si dhe duhet të jenë të pajisur me certifikatën e sigurisë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Detyrat e Komisionit

01

Administron dhe verifikon dokumentacionin e paraqitur nga subjektet që kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me licencë.

02

Vlerëson plotësimin e kushteve në lidhje me mjediset, pajisjet dhe personelin për marrjen e licencës.

03

Harton listën dhe relacionin përkatës në lidhje me subjektet kërkuese, si dhe përgatit propozimin për dhënien ose refuzimin e licencës.

04

Në rast të konstatimit të shkeljeve, i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë marrjen e masës administrative të pezullimit apo shfuqizimit të licencës.

Organigrama