Nga Fara
deri në Eksport
Në një rrugëtim interaktiv përmes sistemit shqiptar të kontrollit, gjurmueshmërisë dhe mbikëqyrjes së cannabis-it.
Fara / Fidani
Rrugëtimi nis me materialin mbjellës. Për cannabis-in, leja/licenca përfshin importin e farës ose fidanit, ose riprodhimin e tyre, në kushtet dhe procedurat e parashikuara nga legjislacioni.
Mbjellja
Mbjellja kryhet në sipërfaqe dhe zona të lejuara, sipas standardeve për kultivim. Në këtë fazë dokumentohen vendndodhja, sipërfaqja, subjekti dhe materiali mbjellës.
Kultivimi
Kultivimi përfshin procesin nga mbjellja deri në vjelje. Aktiviteti mbikëqyret për të verifikuar përputhjen me lejen/licencen, standardet teknike dhe planin e miratuar.
Lulëzimi
Në fazat e zhvillimit të bimës, kontrolli fokusohet te përputhja e kultivimit me kushtet e lejes/licences dhe standardet përkatëse. Të dhënat mbeten pjesë e zinxhirit të gjurmueshmërisë.
Korrja
Korrja shënon kalimin nga zhvillimi biologjik i bimës te administrimi i materialit bimor. Sasitë, vendndodhja dhe poseduesi lidhen me regjistrimin dhe vijimësinë e gjurmimit.
Përpunimi
Pas korrjes, materiali kalon në proceset e tharjes, përpunimit, ruajtjes dhe magazinimit. Këto veprime janë pjesë e aktivitetit të lejuar dhe mbeten të lidhura me gjurmueshmërinë.
Analizat
Kontrolli i cilësisë mbështetet në metoda laboratorike për përmbajtjen e kanabinoideve dhe parametrat fiziko-kimikë e mikrobiologjikë, sipas akteve përkatëse.
Paketimi
Paketimi dhe forma e produktit lidhen me rregullat e kontrollit të cilësisë, sasisë dhe dokumentimit. Informacioni i paketimit mbështet identifikimin e produktit.
Transporti
Transporti i farërave, bimëve, nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare zhvillohet brenda kushteve të lejes/licences dhe rregullave përkatëse. Lëvizja mbetet pjesë e zinxhirit të gjurmueshmërisë.
Eksporti
Rrugëtimi përfundon me eksportin e nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it, në përputhje me lejen/licencen dhe autorizimet përkatëse të lëshuara sipas ligjit.