Agjencia në bashkëpunim me ALBTrace, vijon punën për sistemin e gjurmueshmërisë së cannabis-it

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) po vijon punën për vënien në zbatim të sistemit elektronik të gjurmueshmërisë (track-and-trace) të bimës së cannabis-it dhe nënprodukteve të saj, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

Më 6 tetor 2026 Agjencia zhvilloi një takim teknik online me përfaqësues të shoqërisë ALBTrace. Në këtë takim prezantimi u fokusua në funksionalitetet e sistemit për gjurmimin e produktit përgjatë gjithë ciklit të tij.

Sistemi siguron gjithashtu funksione që mbështesin kontrollin, mbikëqyrjen dhe inspektimin, dhe monitorimin të të dhënave dhe të licencensuarve si dhe operatorëve në treg.

Agjencia dhe ALBTrace do të vijojnë punën për vlerësimin e kërkesave dhe përshtatjen e sistemit, duke përcaktuar hapat e mëtejshëm të implementimit dhe duke synuar përgatitjen e tij në kohë për procesin e licencimit.

Takimi përbën një hap të rëndësishëm drejt aplikimit të një sistemi modern dhe të integruar të gjurmueshmërisë, që synon të forcojë kontrollin dhe transparencën në të gjithë zinxhirin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, dhe të mbështesë parandalimin e çdo devijimi nga tregu i ligjshëm.