Tetori Rozë është një kujtesë për rëndësinë e ndërgjegjësimit, kujdesit për shëndetin dhe diagnostikimit të hershëm.
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), organizoi në ambientet e Agjencisë një sesion informues dhe ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Aktiviteti synoi të nxiste informimin dhe ndërgjegjësimin mbi rolin e parandalimit dhe të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.
Përmes këtij aktiviteti, Agjencia rithekson rëndësinë e promovimit të shëndetit dhe të nxitjes së një kulture ndërgjegjësimi, duke vënë theksin te mesazhi se kontrolli është dashuri për veten.
