AKKC pjesë e takimit vjetor të CANNRA – angazhim për harmonizim dhe shkëmbim rregullator

Më 10–11 qershor 2025, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, morën pjesë në takimin vjetor të organizuar nga Shoqata e Rregullatorëve të Cannabis-it në SHBA (CANNRA), zhvilluar në Denver, Colorado. Ky event mblodhi mbi 130 përfaqësues nga agjencitë rregullatore, autoritetet shtetërore dhe federale nga mbi 30 shtete […]

Vizitë studimore e AKKC në laboratorin shtetëror të Kolorados – njohuri teknike për ngritjen e sistemit të testimit publik në Shqipëri

Në datën 9 qershor 2025, një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) zhvilloi një vizitë studimore në Laboratorin Shtetëror të Kolorados për Shëndetin Publik, në Denver, SHBA. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKKC-së patën mundësinë të njihen nga afër me ciklin e plotë të punës laboratorike, duke përfshirë teknikat më të përparuara për […]

Pjesëmarrja e AKKC në Konferencën Ndërkombëtare “ICBC Berlin 2025”

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) morën pjesë në datat 29-30 prill 2025 në konferencën ndërkombëtare “ICBC Berlin 2025”, një nga konferencat më të rëndësishme për industrinë e cannabis-it mjekësor dhe industrial në Evropë. Konferenca shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave, nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe prezantimin e risive teknologjike […]

Vizitë në Curaleaf International, kompani ndërkombëtare për kultivimin e cannabis-it mjekësor në Portugali

Në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes me praktikat më të mira evropiane në kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it mjekësor, AKKC, së bashku me përfaqësues nga institucionet shqiptare të përfshira në zbatimin e Ligjit nr. 61/2023, realizoi një vizitë në terren pranë Curaleaf Portugal Lda, një nga operatorët kryesorë të licencuar në Portugali. Delegacioni […]

Takim zyrtar i delegacionit shqiptar me EUDA – një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kapaciteteve kombëtare

Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), me mbështetjen e instrumentit të Bashkimit Evropian TAIEX, zhvilloi më 20 maj 2025 një takim zyrtar me Agjencinë e Drogës së BE-së (EUDA) në Lisbonë. Pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Gjatë […]

AKKC zhvillon vizitë studimore institucionin e INFARMED në Portugali

Në kuadër të mbështetjes nga instrumenti TAIEX, Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), së bashku me përfaqësues nga institucionet shqiptare të përfshira në zbatimin e Ligjit nr. 61/2023, zhvilloi një takim zyrtar me INFARMED – Autoritetin Kombëtar për Barnat dhe Produktet Shëndetësore të Portugalisë. Gjatë këtij takimi, AKKC u njoh nga afër me modelin […]

Vizitë studimore në Institutin për Sjelljet e Varësisë (ICAD), Lisbonë – në kuadër të mbështetjes së instrumentit TAIEX të BE-së

Më 19 maj 2025, Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), me mbështetjen e instrumentit TAIEX të Bashkimit Evropian, zhvilloi një takim zyrtar pranë Institutit për Sjelljet e Varësisë (ICAD) në Lisbonë, Portugali. Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Policia e […]

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Policia e Shtetit nënshkruan sot, më 25 mars 2025, një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, kontrollit dhe sigurisë në fushën e kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale në Shqipëri, me qëllim garantimin e një industrie të sigurt dhe të qëndrueshme.

Ky bashkëpunim synon zbatimin rigoroz të ligjit nr. 61/2023, duke ndërtuar një sistem mbikëqyrjeje të mirëkoordinuar, ku palët angazhohen të bashkërendojnë veprimet në inspektim dhe monitorim, për të siguruar që subjektet e licencuara e të lejuara, veprojnë në përputhje me detyrimet ligjore dhe zbatojnë standardet më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.Një element i rëndësishëm i […]

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) vijon bashkëpunimin me botën akademike, duke formalizuar një partneritet të rëndësishëm me Universitetin e Tiranës, institucionin më të madh arsimor dhe kërkimor në vend.

Më 28 shkurt 2025, Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së, Prof. As. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për një qasje të rregulluar, të qëndrueshme dhe inovative ndaj industrisë së cannabis-it.Duke bashkuar ekspertizën akademike dhe njohuritë institucionale e praktike, kjo marrëveshje do të ndihmojë në hartimin […]

AKKC vijon të zgjerojë bashkëpunimin me institucionet akademike: Marrëveshje me UPT për inovacion në kontrollin dhe monitorimin e cannabis-it

Në një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kërkimeve shkencore dhe zhvillimit teknologjik në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Ky partneritet synon të sjellë inovacion dhe teknologji të avancuara në realizimin e kontrollit, monitorimit dhe përpunimit të cannabis-it për qëllime mjekësore […]