Vizitë studimore në Institutin për Sjelljet e Varësisë (ICAD), Lisbonë – në kuadër të mbështetjes së instrumentit TAIEX të BE-së

Më 19 maj 2025, Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), me mbështetjen e instrumentit TAIEX të Bashkimit Evropian, zhvilloi një takim zyrtar pranë Institutit për Sjelljet e Varësisë (ICAD) […]
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Policia e Shtetit nënshkruan sot, më 25 mars 2025, një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, kontrollit dhe sigurisë në fushën e kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale në Shqipëri, me qëllim garantimin e një industrie të sigurt dhe të qëndrueshme.

Ky bashkëpunim synon zbatimin rigoroz të ligjit nr. 61/2023, duke ndërtuar një sistem mbikëqyrjeje të mirëkoordinuar, ku palët angazhohen të bashkërendojnë veprimet në inspektim dhe monitorim, për të siguruar që […]
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) vijon bashkëpunimin me botën akademike, duke formalizuar një partneritet të rëndësishëm me Universitetin e Tiranës, institucionin më të madh arsimor dhe kërkimor në vend.

Më 28 shkurt 2025, Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së, Prof. As. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për një qasje […]
AKKC vijon të zgjerojë bashkëpunimin me institucionet akademike: Marrëveshje me UPT për inovacion në kontrollin dhe monitorimin e cannabis-it

Në një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kërkimeve shkencore dhe zhvillimit teknologjik në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik […]
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Akombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe Prokurorisë së Përgjithshme

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me synimin kryesor të garantimit të integritetit në sektorin e cannabis-it për qëllime mjekësore […]
AKKC dhe UMT nënshkruajnë marrëveshje strategjike për avancimin e kërkimeve dhe inovacionit në fushën e cannabis-it mjekësor dhe industrial

Nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndësishme të firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme, Prof. Ass. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Prof. Dr. Xheladin Draçini, Agjencia Kombëtare e […]
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës

Më 14 janar 2025, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC), Prof. Ass. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Prof. Dr. Fatbardh […]
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it bëhet anëtare e CANNRA

Që nga nëntori i vitit 2024, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it është zyrtarisht anëtare e Shoqatës së Rregullatorëve të Cannabis-it (CANNRA). CANNRA është një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse, e […]
Eksplorim on-site mbi sigurinë e procesit të shpërndarjes së produkteve të cannabis-it në Kaliforni: Vizita në Qendrën Torrey Holistics, San Diego, Kaliforni

AKKC vizitoi qendrën Torrey Holistics, subjektin e parë të licencuar në shtetin e Kalifornisë, SHBA. Ky aktivitet i licencuar për shpërndarjen e shitjen e produkteve dhe nën-produkteve të cannabis-it, është […]
Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së merr pjesë në Panelin Ndërkombëtar për Rregullatorët e Cannabis-it

Gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Rregullatorëve të Cannabis-it – CANNRA, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC), znj. Linda Pustina, mori pjesë në një panel […]