ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Media 9 Nga kampioni te rezultati laboratorik: Si testohet cannabis-i në Oklahoma? | Oklahoma City, 8 qershor 2026

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Nga kampioni te rezultati laboratorik: Si testohet cannabis-i në Oklahoma? | Oklahoma City, 8 qershor 2026

Kontrolli laboratorik është një nga hallkat që përcakton besueshmërinë e çdo sistemi rregullator të cannabis-it. Pikërisht këtë proces ndoqi nga afër përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia) gjatë vizitës në laboratorin referencë të Oklahoma Medical Marijuana Authority (OMMA).

Laboratori kryen analiza mbi produktet e cannabis-it për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e sigurisë dhe cilësisë. Përfaqësuesit u njohën nga afër me mënyrën e menaxhimit të mostrave, organizimin e analizave dhe procedurat që përdoren për garantimin e saktësisë së rezultateve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua analizave për mikroorganizmat, metalet e rënda, pesticidet, tretësit e mbetur, mykotoksinat dhe profilin e kanabinoideve. Gjithashtu u prezantuan pajisjet instrumentale që kryejnë këto analiza dhe procedurat e kontrollit të brendshëm të cilësisë. Një element me interes për Shqipërinë ishte qasja ndaj monitorimit të pesticideve.

Ndërsa kërkesat ligjore ndryshojnë nga një juridiksion në tjetrin, organizimi i laboratorit dhe infrastruktura analitike paraqesin modele të vlefshme për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare në këtë fushë. Për një sektor ku cilësia e produktit lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe integritetin e tregut, laboratori mbetet një nga instrumentet kryesore të mbikëqyrjes rregullatore.

Të tjera