Më 28 shkurt 2025, Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së, Prof. As. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për një qasje të rregulluar, të qëndrueshme dhe inovative ndaj industrisë së cannabis-it.
Duke bashkuar ekspertizën akademike dhe njohuritë institucionale e praktike, kjo marrëveshje do të ndihmojë në hartimin dhe përditësimin e strategjive dhe rregulloreve kombëtare, duke siguruar që Shqipëria të jetë e përgatitur për sfidat dhe mundësitë e këtij sektori në përputhje me rregullat e BE-së dhe praktikat më të mira globale. Palët angazhohen të bashkëpunojnë për të sjellë inovacion në proceset e kontrollit, kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të produkteve dhe nën-produkteve të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, në përputhje me standardet ndërkombëtare më të avancuara. Gjithashtu, kjo marrëveshje do të mundësojë ekspertizë juridike dhe do të kontribuojë në zhvillimin e politikave të qëndrueshme, duke garantuar një model efikas dhe të rregulluar për qeverisjen e sektorit.
Bashkëpunimi do të shtrihet dhe në kërkime ndërdisiplinore për analizat e ndikimit ekonomik, social dhe mjedisor të industrisë së cannabis-it, duke ndihmuar në krijimin e politikave të drejta fiskale, zhvillimin e modeleve të qëndrueshme dhe promovimin e praktikave ekologjike.
Një element kyç i bashkëpunimit do të jetë mbështetja dhe bashkëpunimi në kërkimin shkencor, organizimi i konferencave dhe trajnimeve profesionale, si dhe krijimi i mundësive për shkëmbime akademike dhe pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
AKKC ka një vizion të qartë për të ardhmen e këtij sektori në Shqipëri si një sektor i rregulluar, inovativ dhe i qëndrueshëm, i cili jo vetëm që përmbush standardet më të larta, por edhe hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, punësim dhe avancim profesional. Ky bashkëpunim është një hap konkret në këtë drejtim, duke vendosur edukimin dhe shkencën në themel të progresit të kësaj industrie në vend.
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Akombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe Prokurorisë së Përgjithshme
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë formalizuar një marrëveshje...