Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) vijon bashkëpunimin me botën akademike, duke formalizuar një partneritet të rëndësishëm me Universitetin e Tiranës, institucionin më të madh arsimor dhe kërkimor në vend.

Më 28 shkurt 2025, Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së, Prof. As. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për një qasje të rregulluar, të qëndrueshme dhe inovative ndaj industrisë së cannabis-it.Duke bashkuar ekspertizën akademike dhe njohuritë institucionale e praktike, kjo marrëveshje do të ndihmojë në hartimin […]