ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 100 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

100 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë 12.03.2025, ora 16.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

 

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Rruga “Ibrahim Rugova”, Pallati Sky Tower, kati 13, Tiranë, Shqipëri.

 

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendin vakant për pozicionin Specialist në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

 

A. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Merr pjesë në procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës për punonjësit e Agjencisë dhe punonjësit e subjekteve të licencuara sipas përcaktimeve në ligj dhe në Udhëzimin që përcakton metodologjinë e verifikimit të pastërtisë së figurës.
  • Mbledh dokumentacionin dhe merr pjesë në procesin e hartimit të raportit përfundimtar nëse aplikanti/punonjësi i agjencisë/punonjësit e subjekteve të licencuara dhe lejuara përmbushin ose jo kriteret e pastërtisë së figurës.
  • Administron komunikimin shkresor lidhur me detyrat e caktuara për përgjegjësitë që rezultojnë nga procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës si dhe përgatitja e përgjigjeve për kërkesat e adresuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Mban dhe përditëson databazat përkatëse me të dhënat e aplikantëve.
  • Kryen detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtuesi i Sektorit.

 

B. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
  6. Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
  7. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  8. Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paktës microsoft;
  9. Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

C. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit  moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

 

D. Kriteret preferenciale për përzgjedhjen e kandidatit janë:

 

  1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët pr diplomë universitare në fushën në fushën e shkencave shoqërore, juridike ose sigurisë/mbrojtjes, si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve. Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.
  2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga këto fusha:
  • administratë publike, në veçanti në institucione që lidhen me fushën e zbatimit të ligjit 61/2023;
  • zbatim i ligjit/sigurisë;
  • organizata ndërkombëtare;
  • marrëdhëniet me institucionet/organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurisë.
  1. Preferohet të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.
  2. Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Konfidencial” ose “Sekret”, ose të plotësojë kushtet për t’u pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.

 

E. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

  1. Integruar informacionin me politikat institucionale;
  2. Identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;
  3. Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

 

Vlerësimi bëhet në bazë të:

  1. Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;
  2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;
  3. Intervistës/vlerësimit të njohurive dhe aftësive profesionale dhe kompetencave për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes B dhe D (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës;
  4. Vetëdeklarim për masat disiplinore, si dhe që nuk është larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi (shkarko formularin);
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
  6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
  7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
  9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (diplomat në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
  11. Dëshmia përkatëse për njohjen e gjuhës angleze (nëse aplikanti ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
  12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  13. Vërtetim nga prokuroria që vërteton se, nuk është në hetim për një vepër penale të kryer në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale.
  14. Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vërteton se, nuk është në hetim në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal apo krim të organizuar. (Nëse është e pamundur të merret vërtetimi brenda afatit të caktuar për dorëzimin e dokumentacionit në shpallje, aplikanti duhet ta dorëzojë në çdo rast përpara fillimit të marrëdhënieve të punës).
  15. Çdo dokument tjetër, që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

 

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

 

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse aplikanti ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.