ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 72 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

72 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë datë 06.01.2025, ora 16.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Rruga “Ibrahim Rugova”, Pallati Sky Tower, kati 13, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Koordinator në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

● Mbikëqyr, kontrollon dhe inspekton sipas ligjit dhe rregullave të miratuara në bazë të tijdhe, kur është nevoja, koordinon procesin në bashkëpunim institucione të tjera për kushtet e dhënies së licencës, të cilat duhet të respektohen nga subjekti i licencuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së vlefshmërisë së saj.

● Harton raportin mbi tokat e kërkuara nga subjektet e licencuara, që plotësojnë standardet për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore, dhe ky raport i dërgohet nga Agjencia, ministrit përgjegjës për shëndetësinë për miratim në Këshillin e Ministrave .

● Mbikëqyr aktivitetin e licencuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti:

a) kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatimin e tyre, me përcaktimet e bëra në licencë, si dhe me përcaktimet në planin e miratuar të prodhimit;

b) nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

● Siguron dhe monitoron implementimin e standardeve GACP, GMP dhe ISO që të ruhen standardet më të larta në proceset e kultivimit të bimës së cannabis-it për garantuar një prodhim të qëndrueshëm dhe efikas nëpërmjet monitorimit të ndjekjes së zbatimit të standardeve për optimizimin e fertilitetit të tokës, menaxhimit të ujit, zgjedhjes së vendndodhjes së mjedisit, disponueshmërisë së ushqyesve minerale të tokës dhe mirëmbajtjes mjedisore, grumbullimit dhe përpunimit.

● Mbikëqyr përdorimin dhe mbjelljen nga subjektet e licencuara të farërave dhe fidanëve të importuar apo të prodhuar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, si dhe të regjistruar në katalogun kombëtar.

● Monitoron procesin për të garantuar kultivimin vetëm të farërave dhe fidanëve të regjistruar në institucionin përgjegjës për regjistrimin e farërave dhe fidanëve, si dhe importin vetëm nga subjektet e pajisura me licencë dhe autorizim importi, si dhe monitoron procesin e importimit të farërave dhe fidanëve që janë varietete të kultivimit të cannabis- it për qëllim mjekësor, të përfshira në Katalogun e Përbashkët Evropian të Varieteteve të Bimëve në Agrokulturë, si dhe procesin e riprodhimit të tyre.

● Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për doganat për të monitoruar regjimin e importit të farërave e të fidanëve, si dhe regjimin e eksportit të nënprodukteve ose produkteve përfundimtare të cannabis-it mjekësor.

● Mbikëqyr dhe garanton sipas përcaktimeve të ligjit që të gjithë zotëruesit e licences, të shënjojnë bimën, farën, substancën, preparatin, produktin, që është objekt i veprimtarisë së tij, dhe të zbatojnë të gjithë legjislacionin lidhur me shënjimin dhe gjurmimin.

● Kontrollon dhe inspekton, në bazë të licencës, ambientet dhe selitë ku bëhet përpunimi i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis -it për qëllime mjekësore.

● Jep kontribut dhe bashkëpunon me sektorin përgjegjës për lejet dhe licencat në hartimin e rregulloreve të subjekteve të licencuara, si dhe për realizimin e objektivave.

● Monitoron sipas njoftimit të subjektit procesin e: i) mbjelljes së farës; ii) vjeljes së bimës së cannabis-it; iii) tharjes, pastrimit dhe ndarjes, duke identifikuar sasinë e prodhuar, si dhe verifikon nëse është kryer procesi i shenjimit të materialit të prodhuar nga bima e cannabis -it;

● Pas përfundimit të procesit të vjeljes së cannabis-it për qëllim mjekësor, kryen kontrolle në sasitë e korrjes së kryer dhe të materialit të prodhuar, dhe regjistron në procesverbal numrin e fidanëve të mbledhur dhe sasinë në peshë të masës së lagësht. Këto të dhëna për procesin e vjeljes regjistrohen në regjistrin përkatës.

● Mbikëqyr dhe monitoron mbjelljen dhe kultivimin e bimës së cannabis -it dhe nënprodukteve të saj, që përdoren për qëllime mjekësore dhe, nëse konstaton që subjekti ka mbjellë ose ka kultivuar sasi të ndryshme nga ato të parashikuara në licencë, vendos asgjësimin e tyre.

● Përgatit propozimin për konfiskimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore, nënproduktet e saj dhe produktet përfundimtare, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë me propozim të Agjencisë.

● Merr pjesë në procesin e asgjësimit të bimëve të cannabis-it mjekësor të mbira vetvetiu, pavarësisht qëllimit të përdorimit, si dhe të mbetjeve të bimës së cannabis-it mjekësor në sipërfaqen e tokës, të përcaktuara në licencë apo leje, i cili kryhet nga nga subjekti i licencuar apo i lejuar, sipas mënyrës dhe përcaktimeve në kuadrin ligjor në fuqi, si dhe mban procesverbalin përkatës. Ndjek procedurat e asgjësimit nga Agjencia me shpenzimet e subjektit, nëse subjekti nuk përmbush detrimin ligjor.

● Gjatë kontrollit, inspektimit dhe monitorimit sipas parashikimeve të ligjit, shkëmben informacion me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme/Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit, si dhe autoritetet e tjera kompetente.

● Bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e luftës ndaj përdorimit, trafikut të narkotikëve dhe substancave psikotrope, dhe ndaj pastrimit të të ardhurave prej aktivitetit të paligjshëm.

● Merr masa për sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve të cannabis-it apo nënprodukteve të tij, sipas parashikimeve në ligj dhe kryen mbikëqyrjen gjatë procesit të asgjësimit të bimës së cannabis-it dhe nënprodukteve të saj apo produkteve përfundimtare në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike.

● Kontrollon dhe inspekton të gjitha proceset e kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore në çdo fazë të mbjelljes, korrjes, tharjes, ruajtjes dhe magazinimit, prodhimit të lëndës së parë bimore.

● Kryen verifikime në përputhje me parashikimet e ligjit dhe pas kryerjes së verifikimit, nëse vlerësohet marrja e masave për pezullimin apo shfuqizimin e licencës, ia përcjell për shqyrtim Komisionit të Licencave.

● Konstaton dhe sanksionon kundravajtjet administrative dhe propozon masat administrative me gjobë, ndalim të ushtrimit të veprimtarisë, pezullim apo shfuqizim të licencës, sipas ligjit dhe në kushtet e konstatimit të shkeljeve të Kodit Penal, raporton, në zbatim të parashikimeve të Kodit Penal, pranë autoriteteve përkatëse sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

● I rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm zgjidhje alternative të mundshme brenda kuadrit ligjor dhe teknik për problematikat e ndeshura, apo rasteve konkrete të paraqitura për zgjidhje.

● Kryen here pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm ose Drejtori i Drejtorisë, si dhe detyra që lidhen me monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave inxhinierike/shkenca mjedisore/shkencat e tokës/shkenca bujqësore/shkencave kimike/biologjike/kimi industriale/kimi farmaceutike/farmaci/shkenca ekzakte/shkenca juridike/shkenca ekonomike/ marrëdhënie ndërkombëtare/ shkenca sociale . Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor. Preferohen kandidatët që zotërojnë diplomë në shkenca mjedisore/shkencat e tokës/shkenca bujqësore, si dhe certifikata apo kanë kryer trajnime në lidhje me fushën e studimeve.

2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga këto fusha:

– administratë publike;

– procese pune që lidhen me inspektimin;

– procese pune që lidhen me koordinimin;

– zbatim i ligjit/sigurisë;

– hartimi i projekteve dhe ndjekja e zbatimit të tyre;

– procese pune që lidhen me hartimin e akteve administrative.

3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

a) Koordinuar;

b) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;

c) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën;

d) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar;

e) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, vendimmarrjeje të shpejtë, komunikimi dhe prezantimi, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3. Intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

1. Kërkesë për aplikim;

2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);

3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;

4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;

5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).

6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)

7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;

8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;

9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);

11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).

12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.