ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 62 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-2

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

62 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-2

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë datë 05.12.2024, ora 16.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Rruga “Ibrahim Rugova”, Pallati Sky Tower, kati 13, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

● Krijon, menaxhon dhe përditëson bazën e të dhënave të punonjësve të Agjencisë sipas strukturës, për qëllime administrimi të burimeve njerëzore.

● Administron, plotëson dhe pasuron në mënyrë të vazhdueshme dosjet e personelit dhe librezat e punës, regjistrin themeltar të punonjësve.

● Hedh të dhënat, përditëson dhe administron sistemin elektronik të regjistrit të personelit HRMIS.

● Harton dhe përditëson bazën e të dhënave për procesin e vlerësimeve të rezultateve në punë të punonjësve të Agjencisë.

● Përditëson sipas nevojës sistemin e menaxhimit të informacionit në portale te ndryshme sipas legjislacionit specifik që zbatohet për institucionet e administratës shtetërore.

● Përgatit dhe ndjek grafikun vjetor të pushimeve vjetore dhe të lejeve të tjera të punonjësve të Agjencisë, në zbatim të legjislacionit.

● Përgatit projekt-aktet në funksion të menaxhimit të burimeve njerëzore, sipas legjislacionit në fuqi.

● Kontribuon në organizimin e trajnimeve të stafit të Agjencisë.

● Kontribuon në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve të Agjencisë.

● Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 6 të KSHK;

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve.

2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga këto fusha:

– administratë publike;

– proceset që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore;

– proceset që lidhen me shërbimet mbështetëse të institucionit.

3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

a) Integruar informacionin me politikat institucionale;

b) Identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;

c) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3.Intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

1. Kërkesë për aplikim;

2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);

3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;

4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;

5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).

6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)

7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;

8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;

9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);

11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).

12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.