ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 12 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

12 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1


Afati i aplikimit ka përfunduar.


Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë 01.07.2024, ora 11.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Rruga e Kavajës, 1001, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Koordinator në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Koordinon procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës për punonjësit e Agjencisë dhe punonjësit e subjekteve të licencuara sipas përcaktimeve në ligj dhe në Udhëzimin që përcakton metodologjinë e verifikimit të pastërtisë së figurës.
  • Vlerëson rregullsinë e plotësimit të formularëve dhe dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesit për punonjës pranë Agjencisë së Kontrollit të Cannabis-it ose për punonjës të subjekteve të licencuara apo të lejuara.
  • Mbledh dokumentacionin dhe koordinon proceset e punës në lidhje me hartimin e raportit përfundimtar dhe përcjelljen për vendimarrje te Drejtori i Përgjithshëm nëse aplikanti/punonjësi i agjencisë/punonjësit e subjekteve të licencuara përmbushin ose jo kriteret e pastërtisë së figurës.
  • Administron komunikimin shkresor lidhur me detyrat e caktuara për përgjegjësitë që rezultojnë nga procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës si dhe vlerësimin e kërkesave dhe hartimin e përgjigjeve e përgjigjeve për kërkesat e adresuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Harton raporte periodike mbi procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës për Drejtorin e Përgjithshëm.
  • Mban kontakte dhe komunikon sistematikisht me të gjithë strukturat e agjencive ligjzbatuese me qëllim përmbushjen e funksioneve si dhe bashkëpunon me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe strukturat shtetërore për ruajtjen e pastërtisë së figurës së punonjësve të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe parandalimin e veprave penale.
  • Kontribuon në organizimin e trajnimit të stafit të Agjencisë.
  • Kontribuon në procesin e licencimit në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin përgjegjës për këtë qëllim.
  • Kontribuon dhe bashkëpunon me Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme për çështje që kanë lidhje me burimet njerëzore të Agjencisë.
  • Kontribuon në përgatitjen e marrëveshjeve dhe akteve nënligjore në zbatim të ligjit 61/2023, si dhe propozon ndryshime në kuadrin ligjor në fuqi.
  • Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore ose sigurisë/mbrojtjes si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve.

2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga këto fusha:

– administratë publike;
– zbatim i ligjit;
– menaxhim i burimeve njerëzore;
– procese pune që lidhen me hartimin e akteve administrative.

3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

4. Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Sekret” ose të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP për nivelin e kërkuar.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

g) Koordinuar;

h) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;

i) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën;

j) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar;

k) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, vendimmarrjeje të shpejtë, komunikimi dhe prezantimi, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3. Intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2, 3) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
  6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin)  (shkarko cover)
  7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
  9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (Diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
  11. Dëshmitë përkatëse për njohjen e gjuhëve të huaja;
  12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.