ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 08 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

08 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë ose dorazi, deri më datë 24.05.2024, ora 12.00, në adresën: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rruga e Kavajes, Nr. 1001,Tirane, Shqipëri.

Gjithashtu aplikimi duhet të bëhet edhe elektronikisht në link sipas afatit të sipërcituar.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, si dhe të Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, Agjencia shpall konkurrimin për pozicionin Specialist në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

Përshkrimi përgjithësues i punës 

  • Kujdeset për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për kryerjen e regjistrimit dhe përfshirjen e menjëhershme në katalogun kombëtar të farërave dhe fidanëve, që janë të shoqëruara me testimin dallueshmëri-uniformitet-stabilitet (DUS).
  • Mbikëqyr vendosjen e shenjave unike për identifikimin dhe gjurmimin në të gjitha fazat e kultivimit, prodhimit, tregtimit, furnizimit, transportit të bimës së cannabis-it, nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare deri te përdoruesi fundor sipas parashikimeve të ligjit.
  • Bashkëpunon me organizata ndërkombëtare dhe autoritete tjera që kanë përvojë në hartimin e standardeve të ngjashme për të siguruar që praktikat më të mira ndjekin standardet ndërkombëtare.
  • Bashkëpunon me organet e tjera kompetente me qëllim realizimin e objektivave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare ku është palë Republika e Shqipërisë.
  • Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

 Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë: 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master profesional. Master i nivelit të parë);
  6. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit;
  7. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare;
  8. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit  moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

Kriteret preferenciale për përzgjedhjen e kandidatit janë:

  • Në lidhje me fushën e kualifikimeve, preferohen kandidatët që zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave ekonomike, kimike, farmaceutike, agro-inxhinierike, shkenca kompjuterike ose inxhinierike ose fusha të ngjashme me to.
  • Në lidhje me eksperiencën profesionale preferohet të ketë përvojë pune në një ose më shumë angazhimet si vijon:
  • administratën publike:
  • procese pune që lidhen me hartimin e standardeve;
  • njohuri në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope.
  • Të ketë njohuri të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/gjermanisht/italisht/spanjisht) të Bashkimit Evropian.

 Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

  1. i) Integruar informacionin me politikat institucionale;
  2. ii) Identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;

(iii) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë, të intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret e mësipërme do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

 Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon: 

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
  6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin)  (shkarko cover)
  7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
  9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (Diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
  11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
  12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (ose në rast të mospajisjes në kohë me dokumentin përkatës nga qendra përkatëse shëndetësore, një vetëdeklarim mbi gjendjen shëndetësore);
  13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

Afati i aplikimeve ka përfunduar.

Të tjera


39 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

38 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it , me kriteret si vijon:

37 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon: