ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Media 9 Shqipëria në CANNRA 2026 | Oklahoma City, 8–10 qershor 2026

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Shqipëria në CANNRA 2026 | Oklahoma City, 8–10 qershor 2026

Autoritetet rregullatore të cannabis-it përballen me sfida të ngjashme pavarësisht ndryshimeve në legjislacion dhe organizim institucional. Pikërisht mbi këtë shkëmbim përvojash u ndërtua edicioni 2026 i “CANNRA External Stakeholder Meeting”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj. Anila Alliu.

Gjatë tre ditëve të aktivitetit, ekspertë dhe drejtues institucionesh nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Shqipëria trajtuan çështje që lidhen me licencimin, mbikëqyrjen e tregut, laboratorët analitikë, sigurinë e produkteve dhe përdorimin e teknologjisë gjatë mbikëqyrjes.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua përdorimit të të dhënave për identifikimin e parregullsive, monitorimin e laboratorëve dhe përmirësimin e proceseve vendimmarrëse. U prezantuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në standardizimin e produkteve të cannabis-it dhe mekanizmat që përdoren për garantimin e transparencës në sektor.

Aktiviteti krijoi gjithashtu mundësi për takime me autoritete shtetërore të mbikëqyrjes së sektorit, universitete dhe kompani teknologjike që zhvillojnë sisteme për gjurmimin e produktit.

Për Shqipërinë, përvoja e vendeve që kanë ndërtuar prej vitesh sisteme funksionale rregullatore përbën një burim të rëndësishëm njohurish në procesin e zbatimit të Ligjit nr. 61/2023 dhe zbatimit të metodave të reja të kontrollit.

Të tjera