ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Media 9 Pjesëmarrje në Samitin Global Rregullator të Cannabis-it 2026 | Londër, 19 – 21 Prill 2026

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Pjesëmarrje në Samitin Global Rregullator të Cannabis-it 2026 | Londër, 19 – 21 Prill 2026

Me fokus zhvillimet ndërkombëtare mbi rregullimin e sektorit të cannabis-it mjekësor, përfaqësues nga institucione rregullatore, pjesë e të cilave ishte dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, politikëbërës, ekspertë standardesh, organizata të pacientëve dhe operatorë të industrisë, u mblodhën në Londër në edicionin 2026 të “Global Cannabis Regulatory Summit (GCRS)” duke krijuar një platformë globale dialogu mbi të ardhmen e këtij sektori.

Diskutimet u fokusuan në dy shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të cannabis-it mjekësor: standardet dhe përgjegjshmërinë. Në këtë kuadër, u prezantuan iniciativa që synojnë harmonizimin e standardeve në nivel global dhe krijimin e një arkitekture teknike, rregullatore dhe institucionale, e cila mundëson që produktet mjekësore me bazë cannabis-i të kuptohen, vlerësohen, tregtohen, përshkruhen dhe aksesohen brenda një kuadri mjekësor të besueshëm.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua gjithashtu përgjegjshmërisë në zinxhirin e furnizimit të cannabis-it mjekësor. U theksua se zhvillimi i tregut duhet të ecë paralelisht me kontrollin, mbikëqyrjen dhe llogaridhënien, pasi vetëm në këtë mënyrë sektori mund të fitojë besim afatgjatë nga autoritetet rregullatore dhe publiku.

Për Shqipërinë, një nga mësimet më të rëndësishme të nxjerra nga GCRS është se sektori i cannabis-it mjekësor kërkon një sistem të konsoliduar rregullator dhe mbikëqyrës përpara se të mund të konsiderohet një sektor i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Standardet, gjurmueshmëria, mbikëqyrja, përgjegjshmëria dhe garancitë në mbrojtje të interesit publik nuk janë elemente dytësore, por themeli mbi të cilin ndërtohet legjitimiteti dhe qëndrueshmëria e këtij sektori.

Në këtë drejtim, qasja e Shqipërisë reflekton angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të siguruar që zhvillimi i sektorit të cannabis-it mjekësor të realizohet vetëm përmes rregullave të qarta, institucioneve të forta dhe mbikëqyrjes së përgjegjshme. Një kuadër i tillë nuk matet nga shpejtësia e zhvillimit, por nga aftësia e shtetit për të garantuar përputhshmëri, për të mbrojtur interesin publik, për të garantuar sigurinë e pacientëve dhe për të ndërtuar besim të qëndrueshëm publik dhe ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, sfida nuk është thjesht hapja e një sektori të ri, por ndërtimi i një modeli që garanton besueshmëri, kontroll dhe përgjegjshmëri publike. Në këtë kuptim, diskutimet e zhvilluara në “Global Cannabis Regulatory Summit 2026” përforcojnë rëndësinë e një modeli rregullator të bazuar në standarde, gjurmueshmëri, transparencë dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

E ardhmja e cannabis-it mjekësor nuk mund të ndërtohet vetëm nga industria dhe as vetëm nga rregullatorët. Ajo kërkon qëllim të përbashkët, standarde të përbashkëta, përgjegjësi të përbashkët dhe besim të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve, pacientëve, profesionistëve të shëndetit si dhe subjekteve të licencuara dhe të lejuara të sektorit.

Të tjera