Kontrolli laboratorik është një nga hallkat që përcakton besueshmërinë e çdo sistemi rregullator të cannabis-it. Pikërisht këtë proces ndoqi nga afër përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia) gjatë vizitës në laboratorin referencë të Oklahoma Medical Marijuana Authority (OMMA).
Laboratori kryen analiza mbi produktet e cannabis-it për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e sigurisë dhe cilësisë. Përfaqësuesit u njohën nga afër me mënyrën e menaxhimit të mostrave, organizimin e analizave dhe procedurat që përdoren për garantimin e saktësisë së rezultateve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua analizave për mikroorganizmat, metalet e rënda, pesticidet, tretësit e mbetur, mykotoksinat dhe profilin e kanabinoideve. Gjithashtu u prezantuan pajisjet instrumentale që kryejnë këto analiza dhe procedurat e kontrollit të brendshëm të cilësisë. Një element me interes për Shqipërinë ishte qasja ndaj monitorimit të pesticideve.
Ndërsa kërkesat ligjore ndryshojnë nga një juridiksion në tjetrin, organizimi i laboratorit dhe infrastruktura analitike paraqesin modele të vlefshme për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare në këtë fushë. Për një sektor ku cilësia e produktit lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe integritetin e tregut, laboratori mbetet një nga instrumentet kryesore të mbikëqyrjes rregullatore.




