07 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë ose dorazi, deri më datë 24.05.2024, ora 12.00, në adresën: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rruga e Kavajes, Nr. 1001,Tirane, Shqipëri.

Gjithashtu aplikimi duhet të bëhet edhe elektronikisht në link sipas afatit të sipërcituar.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së of cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, si dhe të Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, Agjencia shpall konkurrimin për pozicionin Specialist në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

Përshkrimi përgjithësues i punës: 

  • Merr pjesë në procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës për punonjësit e Agjencisë dhe punonjësit e subjekteve të licencuara sipas përcaktimeve në ligj dhe në Udhëzimin që përcakton metodologjinë e verifikimit të pastërtisë së figurës.
  • Mbledh dokumentacionin dhe merr pjesë në procesin e hartimit të raportit përfundimtar nëse aplikanti/punonjësi i agjencisë/punonjësit e subjekteve të licencuara përmbushin ose jo kriteret e pastërtisë së figurës.
  • Administron komunikimin shkresor lidhur me detyrat e caktuara për përgjegjësitë që rezultojnë nga procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës si dhe përgatitja e përgjigjeve për kërkesat e adresuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Mban dhe përditëson databazat përkatëse me të dhënat e aplikantëve.
  • Kryen detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

 Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë: 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master Master i nivelit të parë);
  6. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vjet;
  7. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare;
  8. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit  moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

 Kriteret preferenciale për përzgjedhjen e kandidatit janë:

  • Në lidhje me fushën e kualifikimeve, preferohen kandidatët që zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore ose sigurisë/mbrojtjes si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve.
  • Në lidhje me eksperiencën profesionale, preferohen kandidatët që kanë përvojë pune në një ose më shumë nga këto fusha:
  • administratë publike;
  • zbatim i ligjit/sigurisë;
  • organizata ndërkombëtare;
  • marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurisë.
  • Të ketë njohuri të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/gjermanisht/italisht/spanjisht) të Bashkimit Evropian.
  • Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Konfidencial” ose “Sekret” ose të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.

 Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

  1. i) Integruar informacionin me politikat institucionale;
  2. ii) Identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;

(iii) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë, të intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret e mësipërme do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon: 

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
  6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin)  (shkarko cover)
  7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
  9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (Diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
  11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
  12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (ose në rast të mospajisjes në kohë me dokumentin përkatës nga qendra përkatëse shëndetësore, një vetëdeklarim mbi gjendjen shëndetësore);
  13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.

 Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

Afati i aplikimeve ka përfunduar.