20 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë 19.07.2024, ora 12.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Rruga e Kavajës, 1001, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së of cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Specialist në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it , me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

● Kujdeset për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për kryerjen e regjistrimit dhe përfshirjen e menjëhershme në katalogun kombëtar të farërave dhe fidanëve, që janë të shoqëruara me testimin dallueshmëri-uniformitet-stabilitet (DUS).

● Pasqyron në bazën e të dhënave shtetërore të gjithë informacionin për subjektet e lejuara e të licencuara, kërkesën për licencim, vendimmarrjen për licencimin, kërkesën për autorizim, vendimmarrjen për autorizimin, kërkesën për leje, vendimmarrjen për lejen, gjurmimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin, masat administrative lidhur me të gjitha fazat e kultivimit të of cannabis-it, duke filluar nga momenti i dhënies së licencës, lejes dhe autorizimit deri te revokimi i tyre, dhe sekuestrimi apo asgjësimi i bimëve apo nënprodukteve të saj, sipas parashikimeve të ligjit dhe të akteve nënligjore.

● Merr pjesë në hartimin e raporteve dhe statistikave kombëtare lidhur me të gjitha informacionet që përpunon agjencia për aktivitetet e licencuara dhe lejuara.

● Bashkëpunon me koordinatorët e sektorit duke dhënë asistencën në hartimin e materialeve të ndryshme që janë pjesë e detyrave të sektorit.

● Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Dejtori i Drejtorisë.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave ekonomike, juridike, kimike, biokimike, farmaceutike, agro-inxhinierike, shkenca kompjuterike ose inxhinierike, si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve. Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.

2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga këto fusha:

– administratë publike;

– proceset që lidhen me plotësimin e të dhënave në databaza të ndryshme shtetërore;

– proceset që lidhen me hartimin e materialeve informuese apo mbledhjen, përpunimin e informacionit statistikor dhe raportimin;

– Procese pune që lidhen me hartimin/zbatimin e standardeve në fushën e barnave/substancave psikotrope.

3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

a) Integruar informacionin me politikat institucionale;

b) Identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;

c) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3. Intervistës/vlerësimit të njohurive dhe aftësive profesionale dhe kompetencave për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
  6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin)  (shkarko cover)
  7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
  9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (Diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
  11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
  12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.