— PROCESI I LICENCIMIT

Licencimi për aktivitetet e cannabis-it mjekësor

Agjencia administron dokumentacionin e aplikimit, i cili shqyrtohet dhe vlerësohet nga Komisioni i Licencave për aktivitetet lidhur me cannabis-in për qëllime mjekësore.

Veprimtaritë e përfshira
në licencë

Veprimtaritë e përfshira në licencë

01

KULTIVIM

Kultivimin, prodhimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore.

02

TRANSPORT

Transportimin e farërave, bimëve dhe produkteve e nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore në territorin e Republikës së Shqipërisë

03

EKSPORT

Eksportin e bimëve, produkteve dhe nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore.

Kushtet Kryesore të Licencës

01

Periudha e licencës

Licenca jepet për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi me kërkesë.

02

Sipërfaqja

Sipërfaqja e njësisë së licencës nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë.

03

Kufiri kombëtar

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivim nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

04

Njësitë

Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra-tjetrën, jo më shumë se 4 njësi.

05

E patransferueshme

Licenca jepet vetëm në emër të subjektit dhe është e patransferueshme dhe e patjetërsueshme.

06

Rivlerësimi

Çdo 3 vjet kushtet e licencës rivlerësohen nga Agjencia për përmbushjen e kushteve dhe kritereve.

PROCEDURA

Procedura e Licencimit

01

Paraqitja e kërkesës

Subjekti paraqet kërkesën pranë Agjencisë bashkë me dokumentacionin e nevojshëm dhe paguan tarifën prej 100,000 lekë.

02

Verifikimi i dokumentacionit

Agjencia verifikon plotësinë e dokumentacionit dhe përmbushjen e kushteve ligjore nga subjekti aplikues.

03

Vlerësimi i kushteve

Komisioni i Licencimit vlerëson plotësimin e kritereve teknike, pastërtinë e figurës dhe planzhvillimin e propozuar.

04

Vendimmarrja

Komisioni merr vendimin për dhënien ose refuzimin e licencës bazuar në kriteret e përcaktuara me ligj.

05

Lëshimi i licencës

Pas miratimit nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, lëshohet licenca me specifikimin e aktiviteteve, njësive dhe koordinatave të vendndodhjes.

Detyrat e Komisionit

01

Administron dhe verifikon dokumentacionin e paraqitur nga subjektet që kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me licencë.

02

Vlerëson plotësimin e kushteve në lidhje me mjediset, pajisjet dhe personelin për marrjen e licencës.

03

Harton listën dhe relacionin përkatës në lidhje me subjektet kërkuese, si dhe përgatit propozimin për dhënien ose refuzimin e licencës.

04

Në rast të konstatimit të shkeljeve, i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë marrjen e masës administrative të pezullimit apo shfuqizimit të licencës.

INFORMACION

Informacion i Rëndësishëm

Tarifa e Aplikimit

Kërkuesi, për t’u pajisur me licencë, paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një tarifë në vlerën:

100.000 Lekë

Tarifa është e pakthyeshme

Rinovimi i Licencës

Jo më vonë se 6 muaj përpara përfundimit të afatit të vlefshmërisë së licencës, subjekti mund të kërkojë rinovimin e saj.

Tarifa e Aplikimit

Kërkuesi, për t’u pajisur me licencë, paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një tarifë në vlerën:

100.000 lekë

Tarifa është e pakthyeshme

Rinovimi i Licencës

Jo më vonë se 6 muaj përpara përfundimit të afatit të vlefshmërisë së licencës, subjekti mund të kërkojë rinovimin e saj.

Lloji i Sipërfaqes

E hapur, e mbuluar ose sera

Sipërfaqja Minimale

5 ha

Sipërfaqja Maksimale

10 ha

Kufiri Kombëtar

200 ha

ÇFARË NEVOJITET

Çfarë duhet të përmbajë dosja e aplikimit?

Një listë e plotë dokumentesh siguron një shqyrtim të shpejtë dhe të pandërprerë të aplikimit tuaj.

Dokumentacioni i subjektit aplikues.

Dokumentacioni i kërkuar për pastërtinë e figurës

ÇFARË NEVOJITET

Çfarë duhet të përmbajë dosja e aplikimit?

Një listë e plotë dokumentesh siguron një shqyrtim të shpejtë dhe të pandërprerë të aplikimit tuaj.

Dokumentacioni i subjektit aplikues.

Dokumentacioni i kërkuar për pastërtinë e figurës