168 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Sektorin e Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore pranë Drejtorisë së Integritetit, Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

                                                                       SPECIALIST

në Sektorin e Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore pranë Drejtorisë së Integritetit, Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-2

📅 Afati i aplikimit: 31 gusht 2026

🌍 Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare;                                ✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave shoqërore ekzakte/ekonomike/juridike si dhe certifikata ose trajnime profesionale në fushën e e studimeve dhe zhvillimit profesional.

Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga fushat vijuese:

    • administratë publike;
    • mbledhjen,përpunimin dhe analizimin e të dhënave statistikore; 
    • administrimin e bazave të të dhënave, regjistrave elektronikë dhe sistemeve të informacionit;
    • hartimin e raporteve statistikore, analizave dhe dokumentacionit mbështetës për proceset vendimmarrëse;
    • punën në institucione publike ose private që ushtrojnë veprimtari në fushën e statistikave, analizës së të dhënave ose menaxhimit të informacionit.

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

    • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;

    • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
    11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
    12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    13. Vërtetim i prokurorisë;
    14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë. 

◊ Aftësitë e kërkuara

    • Punon në grup;
    • Siguron  bashkëpunim institucional dhe ndërinstitucional.
    • Ndjek proceset e punës në mënyrë efektive;
    • Analizon  situatat komplekse dhe dhënien e rekomandimeve të shpejta e të argumentuara;
    • Përshtatet me metoda dhe procedura të reja pune;
    • Përfaqëson profesionalisht në të njëjtin nivel.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 31.08.2026.

    1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
    2. 📮 Me postë drejtuar: 📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Mbledh, përpunon dhe analizon të dhënat statistikore që lidhen me veprimtarinë e Agjencisë, në nivel institucional dhe sektorial, duke siguruar saktësinë dhe konsistencën e tyre.
    • Përgatit raporte periodike, analiza statistikore dhe përmbledhje të dhënash që shërbejnë për monitorimin e performancës institucionale dhe mbështetjen e vendimmarrjes në nivel Drejtorie dhe Drejtori të Përgjithshme.
    • Ndërton dhe mirëmban databaza statistikore të Agjencisë, duke siguruar sistemim të rregullt, përditësim të vazhdueshëm dhe akses të kontrolluar të informacionit.
    • Harmonizon metodologjinë e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave statistikore në bashkëpunim me strukturat e tjera të Agjencisë, për të garantuar standardizim dhe krahasueshmëri të informacionit.
    • Identifikon treguesit kryesorë të performancës dhe kontribuon në matjen dhe vlerësimin e tyre në funksion të objektivave strategjikë të Agjencisë.
    • Ofron mbështetje analitike për Drejtorinë e Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore në përgatitjen e raporteve, analizave dhe materialeve informuese për Drejtorin e Përgjithshëm.
    • Përpunon të dhëna nga sistemet e brendshme të Agjencisë dhe burime të tjera relevante, duke i transformuar në informacion të strukturuar për përdorim institucional.
    • Siguron integritetin, besueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave statistikore të administruara nga Agjencia.
    • Bashkëpunon me të gjitha drejtoritë e Agjencisë për mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave statistikore në nivel operacional dhe strategjik.
    • Përgatit analiza krahasuese periodike mbi ecurinë e proceseve institucionale, duke evidentuar tendencat, problematikat dhe fushat për përmirësim.
    • Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemeve të raportimit dhe monitorimit të performancës institucionale.
    • Kryen detyra të tjera të natyrës statistikore dhe analitike të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

    1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
    2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
    3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨