Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
DREJTOR
në Drejtorinë Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-2
Afati i aplikimit: 13 gusht 2026
Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave ekzakte/ekonomike/shoqërore/administratës publike, ose fusha të ngjashme si dhe certifikata ose trajnime profesionale në fushën e legjislacionit, procedurave administrative, kontrollit dhe mbikëqyrjes rregullatore.
Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:
-
- administratë publike dhe/ose menaxhim financiar në institucione publike ose private;
- përgatitjen, analizimin dhe raportimin e raporteve financiare, planeve ekonomike, si dhe dokumentacionit administrativ dhe juridik në tërësi;
- raporteve dhe dokumentacionit në tërësi;
- fushën rregullatore, financiare dhe ligjore, përfshirë mbikëqyrjen, zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit përkatës sektorial, përfshirë zbatimin e ligjit nr. 61/2023.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
-
- certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
-
- njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.
-
Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Konfidencial” ose “Sekret” ose të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.
◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.
Për më tepër vizitoni linkun:
https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
-
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
- Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata familjare dhe personale;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i prokurorisë;
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.
◊ Aftësitë e kërkuara
-
- Drejton dhe koordinon në mënyrë efektive sipas strukturës dhe proceseve të punës;
- Siguron bashkëpunim institucional dhe ndërinstitucional.
- Përcakton objektivat, prioritetet dhe afatet;
- Planifikon dhe monitoron realizimet e detyrave.
- Drejton proceset e punës në mënyrë efektive.
- Analizon situatat komplekse dhe merr vendime të shpejta e të argumentuara;
- Përshtat me metoda dhe procedura të reja pune.
- Përfaqëson profesionalisht në nivele të ndryshme.
Si të aplikosh
Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 13.08.2026.
-
Elektronikisht, në këtë link;
Me postë drejtuar:
Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë
Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
-
- Drejton dhe koordinon veprimtarinë ekonomike, financiare, administrative dhe të shërbimeve mbështetëse të Agjencisë.
- Harton, zbaton dhe monitoron buxhetin, fondet dhe strategjinë financiare të institucionit.
- Koordinon punën me Ministrinë e Financave, Degën e Thesarit dhe strukturat e tjera financiare për planifikimin dhe zbatimin e buxhetit.
- Planifikon shpenzimet sipas strukturës buxhetore të miratuar dhe ndjek zbatimin e tyre, duke respektuar legjislacionin, limitet financiare e afatet kohore.
- Menaxhon proceset e prokurimit, planifikimin e nevojave për mallra, shërbime dhe investime, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Siguron administrimin e burimeve njerëzore, dokumentacionit të personelit dhe marrëdhënieve të punës.
- Mbikëqyr administrimin e aseteve, shërbimeve të përgjithshme, protokollit dhe arkivës së Agjencisë.
- Ofron mbështetje dhe këshilla në interpretimin dhe zbatimin e strategjive, politikave, planeve dhe buxhetit të institucionit.
- Menaxhon proceset financiare, kontabilitetin, pagesat, pagat, të ardhurat dhe raportimet financiare.
- Siguron zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare, menaxhimin e risqeve dhe përdorimin efektiv të fondeve publike.
- Kujdeset për zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar transparencë, ligjshmëri dhe mirëadministrim.
- Përgatit raporte, analiza dhe propozime për Drejtorin e Përgjithshëm dhe rekomandon zgjidhje për problematikat e identifikuara.
- Merr pjesë në grupe pune dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm ose të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
- Kryen detyra të tjera sipas legjislacionit ekonomiko-financiar.
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:
-
Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë!