ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së merr pjesë në Panelin Ndërkombëtar për Rregullatorët e Cannabis-it

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së merr pjesë në Panelin Ndërkombëtar për Rregullatorët e Cannabis-it

Gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Rregullatorëve të Cannabis-it – CANNRA, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC), znj. Linda Pustina, mori pjesë në një panel të nivelit të lartë me temën “Pasqyrë e rregullatorëve nga juridiksionet ndërkombëtare”. Paneli u shqua për praninë e drejtuesve të institucioneve të rëndësishme, si Health Canada, Autoritetit të Sigurisë së Produkteve Ushqimore dhe Konsumatorëve në Holandë, dhe Zyrës së Politikave të Cannabis-it në Maine, SHBA.

Gjatë prezantimit të saj, znj. Pustina ofroi një tablo gjithëpërfshirëse mbi situatën aktuale të sektorit të cannabis-it në Shqipëri, duke ndarë detaje të rëndësishme mbi progresin në hartimin e akteve nënligjore të nevojshme për zbatimin e ligjit 61/2023. Ajo theksoi potencialin e këtij sektori për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, rëndësinë për zbatimin e standardeve të larta të prodhimit, dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së produkteve që do të prodhohen në vendin tonë.

Në mënyrë të veçantë, znj. Pustina trajtoi sfidat që hasen gjatë zbatimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës së nevojshme, duke përfshirë teknologjinë, trajnimin e ekspertëve dhe ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo theksoi mundësitë që kjo industri mund të krijojë për Shqipërinë, si hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i zonave rurale dhe tërheqja e investimeve strategjike.

Diskutimet në panel u karakterizuan nga një interes i madh dhe debate të frytshme, ku u ndanë përvoja dhe modele rregullatore nga juridiksione të ndryshme. Ky shkëmbim i hapur idesh dhe praktikash hapi rrugën për identifikimin e fushave me prioritet për bashkëpunime të mëtejshme ndërmjet AKKC-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja e AKKC-së në këtë panel shërbeu si një dëshmi e angazhimit të saj për të mësuar nga praktikat më të mira ndërkombëtare. Duke marrë modele të suksesshme dhe standarde globale si pikë referimi, AKKC synon të ndërtojë një bazë të fortë rregullatore që garanton transparencë, cilësi dhe siguri, për të mbështetur një zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ të industrisë së cannabis-it në Shqipëri.

Të tjera