ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 AKKC dhe UMT nënshkruajnë marrëveshje strategjike për avancimin e kërkimeve dhe inovacionit në fushën e cannabis-it mjekësor dhe industrial

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

AKKC dhe UMT nënshkruajnë marrëveshje strategjike për avancimin e kërkimeve dhe inovacionit në fushën e cannabis-it mjekësor dhe industrial

Nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndësishme të firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme, Prof. Ass. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Prof. Dr. Xheladin Draçini, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) vazhdon të zgjerojë partneritetet me institucione kyçe që ndikojnë në zhvillimin e politikave dhe praktikave të shëndetit publik në Shqipëri.
Ky bashkëpunim është një tregues i rëndësishëm drejt avancimit të kërkimeve shkencore, zhvillimit të kapaciteteve dhe promovimit të inovacionit në fushën e kontrollit, kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të produkteve dhe nënprodukteve të bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.
AKKC është e përkushtuar të mbështesë Universitetin e Mjekësisë së Tiranës duke ofruar informacion të vlefshëm mbi praktikat dhe teknikat moderne të kontrollit dhe përpunimit të cannabis-it si dhe njohuritë mbi teknologjitë më të avancuara për kultivimin dhe prodhimin e produkteve të cannabis-it. Kjo do të kontribuojë në zhvillimin e programeve edukative dhe trajnimeve profesionale për institucionet palë të kësaj marrëveshjeje por edhe për institucionet e tjera që operojnë në këtë sektor, duke i pajisur ata me njohuri të thelluara dhe aftësi të avancuara në këtë fushë. Mbështetja do të përfshijë gjithashtu garantimin e standardeve më të larta për sigurimin e cilësisë, bashkëpunim për krijimin e laboratorëve të certifikuar si dhe nxitjen e aplikimit të metodave inovative për kultivimin, mbrojtjen dhe monitorimin e bimëve.
Të dyja palët angazhohen të bashkëpunojnë përmes projekteve të përbashkëta kërkimore në fushën e shëndetit publik, të cilat do të synojnë realizimin e studimeve mbi efektet terapeutike të produkteve dhe nënprodukteve të cannabis-it apo ndikimet në shëndetin publik lidhur me kultivimin dhe përdorimin e bimës së cannabis-it, produkteve e nënprodukteve të tij.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve publike dhe akademike, si dhe në angazhimin e aktorëve të tjerë në kuadër të helikës së katërfishtë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe pozicionimin e Shqipërisë si një shembull për menaxhimin dhe rregullimin e kësaj industrie në rajon.

Të tjera