Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, bashkëpunojnë në zbatim të VKM-së nr. 630/2026 për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Aktiviteteve të Licencuara dhe të Lejuara të Bimës së Cannabis-it.

Takimi u përqendrua në hapat institucionalë dhe teknikë për ngritjen dhe funksionalizimin e Regjistrit, si dhe në koordinimin ndërmjet dy institucioneve për realizimin e këtij procesi. Në këtë kuadër, u diskutuan aspektet që lidhen me mbështetjen teknike të AKSHI-t për zhvillimin dhe hostimin e Regjistrit, si dhe ofrimin e asistencës teknike për funksionimin dhe përdorimin […]