Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
SPECIALIST
në Sektorin e Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore pranë Drejtorisë së Integritetit, Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1
Afati i aplikimit: 3 tetor 2026
Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare; ✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave juridike si dhe certifikata dhe/ose trajnime profesionale në fushën e studimeve dhe zhvillimit profesional.
Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga fushat vijuese:
-
- koordinim dhe bashkëpunim;
- funksione këshilluese në mbështetje të vendimmarrjes dhe interpretimit ligjor;
- përgatitje e raporteve, akteve administrative dhe dokumentacionit juridiko-administrativ;
- fushën rregullatore dhe ligjore, përfshirë mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit sektorial.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
-
- certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
-
- njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.
◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.
Për më tepër vizitoni linkun:
https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
-
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
- Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata familjare dhe personale;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i prokurorisë;
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.
◊ Aftësitë e kërkuara
-
- Punon në grup;
- Siguron bashkëpunim institucional dhe ndërinstitucional.
- Ndjek proceset e punës në mënyrë efektive;
- Analizon situatat komplekse dhe dhënien e rekomandimeve të shpejta e të argumentuara;
- Përshtatet me metoda dhe procedura të reja pune;
- Përfaqëson profesionalisht në të njëjtin nivel.
-
Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, komunikimi dhe prezantimi.
Si të aplikosh
Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 3.10.2026.
-
Elektronikisht, në këtë link;
Me postë drejtuar:
Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë
Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
-
- Mbështet Drejtorinë dhe Koordinatorin Jurist në mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave që lidhen me veprimtarinë institucionale, me qëllim monitorimin e zbatimit të legjislacionit dhe vlerësimin e performancës së Agjencisë.
- Kryen përpunimin e të dhënave juridike dhe administrative, duke kontribuar në përgatitjen e analizave statistikore dhe raporteve periodike që shërbejnë si bazë për vendimmarrje në nivel drejtorie.
- Mbledh dhe sistematizon informacionin nga strukturat e Agjencisë dhe burime të tjera relevante, për qëllime raportimi, monitorimi dhe vlerësimi të proceseve ligjore dhe institucionale.
- Asiston Koordinatorin Jurist në përgatitjen e materialeve analitike dhe dokumenteve mbështetëse për hartimin e akteve ligjore, nënligjore dhe rregullatore.
- Kontribuon në evidentimin e problematikave të zbatimit të kuadrit ligjor dhe në identifikimin e nevojave për përmirësim të procedurave dhe akteve të brendshme.
- Mbështet proceset e analizës krahasuese të praktikave institucionale dhe juridike, duke ndihmuar në unifikimin dhe standardizimin e proceseve të punës në Agjenci.
- Përgatit tabela, përmbledhje, raporte dhe dokumente analitike që shërbejnë për raportimet periodike të Drejtorisë dhe për proceset e vendimmarrjes.
- Bashkëpunon me Koordinatorin Jurist dhe strukturat e tjera të Agjencisë për mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave të nevojshme për çështje ligjore dhe institucionale.
- Siguron administrimin dhe sistemimin e dokumentacionit analitik dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë e Drejtorisë, duke garantuar saktësi dhe aksesueshmëri.
- Kryen detyra të tjera të natyrës analitike dhe mbështetëse juridike në përputhje me udhëzimet e Koordinatorit Jurist dhe Drejtorit të Drejtorisë.
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:
-
Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë!