171 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

                                                                    SPECIALIST

në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1.

📅 Afati i aplikimit: 17 Shtator 2026

🌍 Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare;                          ✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave shkencave/ ekzakte/ juridike/ shoqërore si dhe certifikata dhe/ose trajnime profesionale në fushën e studimeve dhe zhvillimit profesional.

Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga fushat vijuese:

    • administratë publike, me fokus në zbatimin e legjislacionit dhe procedurave administrative;
    • përgatitje të raporteve, akteve administrative, relacioneve dhe dokumentacionit juridiko-administrativ në funksion të ushtrimit të funksioneve institucionale;
    • përvojë në procese inspektimi, kontrolli dhe monitorimi të veprimtarive të rregulluara, përfshirë verifikimin e përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi.

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

    • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;

    • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.
    • Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Konfidencial” ose “Sekret” ose të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
    11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
    12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    13. Vërtetim i prokurorisë;
    14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë. 

◊ Aftësitë e kërkuara

    • Punon në grup;
    • Siguron bashkëpunimin institucional dhe ndërinstitucional;
    • Ndjek  proceset e punës në mënyrë efektive;
    • Analizon situatat komplekse dhe dhënien e rekomandimeve të shpejta e të argumentuara;
    • Përshtat me metoda dhe procedura të reja pune;
    • Përfaqëson profesional në të njëjtin nivel.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 17.09.2026.

    1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
    2. 📮 Me postë drejtuar: 📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Mbështet koordinatorët në procesin e kontrollit dhe inspektimit, përmes përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe juridik, mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, si dhe hartimit të materialeve administrative dhe akteve përkatëse.
    • Kontribuon në përgatitjen e analizave, evidencave, opinioneve dhe rekomandimeve tekniko-juridike në funksion të procesit të mbikëqyrjes, kontrollit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi.
    • Merr pjesë në mbikëqyrjen dhe inspektimin e subjekteve të lejuara, duke verifikuar përputhshmërinë e aktivitetit të tyre me legjislacionin, aktet nënligjore, kushtet e lejes dhe detyrimet e tjera ligjore të zbatueshme.
    • Kontribuon në monitorimin e aktivitetit në të gjitha fazat e ciklit të prodhimit, duke verifikuar respektimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, planit të miratuar të prodhimit dhe detyrimeve ndërkombëtare.
    • Ofron mbështetje juridike në interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit sektorial, si dhe në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e kontrollit dhe inspektimit.
    • Mbështet zbatimin e standardeve GACP, GMP dhe ISO gjatë proceseve të kultivimit dhe përpunimit, duke monitoruar respektimin e kërkesave ligjore dhe procedurale që lidhen me garantimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së prodhimit.
    • Ndjek përdorimin e farërave dhe fidanëve të autorizuar, si dhe kontrollon përputhshmërinë me regjistrat dhe katalogët përkatës kombëtarë dhe evropianë, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
    • Kontribuon në monitorimin e proceseve të shënjimit, regjistrimit dhe gjurmueshmërisë së bimës, farës dhe produkteve përgjatë gjithë zinxhirit të prodhimit, duke verifikuar përputhshmërinë me dispozitat ligjore dhe procedurat e miratuara.
    • Merr pjesë në inspektimin e ambienteve të kultivimit, përpunimit dhe magazinimit të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it industrial, duke dokumentuar dhe referuar çdo parregullsi të konstatuar.
    • Merr pjesë në proceset operative të mbjelljes, vjeljes, tharjes, pastrimit dhe verifikimit të sasisë së prodhuar, si dhe në kontrollin e shënjimit të materialit bimor, duke evidentuar aspektet me relevancë juridike dhe administrative.
    • Kontribuon në hartimin e raporteve, procesverbaleve dhe propozimeve për masa administrative, përfshirë konfiskimin, sekuestrimin ose asgjësimin e materialit në rast të shkeljeve të konstatuara.
    • Merr pjesë në procesin e sekuestrimit dhe asgjësimit të bimëve dhe nënprodukteve, duke monitoruar respektimin e procedurave ligjore dhe duke bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse.
    • Kontribuon në ndjekjen e procedurave administrative dhe juridike që lidhen me veprimtarinë e subjekteve të licencuara, si dhe në përgatitjen e dokumentacionit përkatës për shqyrtim institucional.
    • Mbështet procesin e regjistrimit, administrimit dhe përditësimit të të dhënave në regjistrat përkatës, në përputhje me kërkesat ligjore dhe nënligjore.
    • Bashkëpunon me koordinatorët dhe stafin tjetër të drejtorisë në përgatitjen e materialeve, akteve administrative dhe dokumentacionit juridik të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të drejtorisë.
    • Kryen edhe detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët ose të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi, në funksion të monitorimit, kontrollit, mbikëqyrjes dhe garantimit të zbatimit të legjislacionit.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

    1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
    2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
    3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨