170 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

                                                                    SPECIALIST

në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1.

📅 Afati i aplikimit: 11 Shtator 2026

🌍 Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare;                          ✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave inxhinierike, shkenca mjedisore/shkencat e tokës/shkenca bujqësore /agroinxhinierike/ shkenca mjekësore/ shëndet publik/shkencave kimike/biologjike/kimi industriale/kimi teknologji farmaceutike/farmaci/shkenca ekzakte/shkenca shoqërore, si dhe certifikata apo kanë kryer trajnime në lidhje me detyrat kryesore. 

Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga fushat vijuese:

    • administratë publike;
    • procese pune që lidhen me kontrollin, mbikëqyrjen ose inspektimin;
    • fushën e zbatimit të ligjit nr.61/2023;
    • fushën rregullatore të barnave dhe substancave psikotrope, përfshirë aspektet rregullatore të sektorit farmaceutik, biologjik, kimik ose fusha të tjera të ngjashme me veprimtarinë e Agjencisë.

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

    • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;

    • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
    11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
    12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    13. Vërtetim i prokurorisë;
    14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë. 

◊ Aftësitë e kërkuara

    • Punon në grup;
    • Integron informacionin me politikat institucionale; 
    • Identifikon dhe qartëson çështje e jep mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;
    • Analizon, komunikon, prezanton, si dhe  pranon metoda dhe procedura të reja.
    • Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, komunikimi si dhe prezantimi.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11.09.2026.

    1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
    2. 📮 Me postë drejtuar: 📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin sipas ligjit dhe rregullave të miratuara në bazë të tij.
    • Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e aktivitetit të licencuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti: a) kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatimin e tyre, me përcaktimet e bëra në licencë, si dhe me përcaktimet në planin e miratuar të prodhimit;         b) nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
    • Kontribuon në procesin e implementimit të standardeve GACP, GMP dhe ISO.
    • Merr pjesë në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin, në bazë të licencës, ambientet dhe selitë ku bëhet përpunimi i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it për qëllime mjekësore.
    • Merr pjesë në inspektimin e ambienteve dhe objekteve të kultivimit, përpunimit, ruajtjes dhe magazinimit të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare, duke evidentuar gjetjet dhe mospërputhjet e konstatuara gjatë kontrollit.
    • Merr pjesë në kontrollin dhe inspektimin e të gjitha proceseve të kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore në çdo fazë të mbjelljes, korrjes, tharjes, ruajtjes dhe magazinimit, prodhimit të lëndës së parë bimore.
    • Merr pjesë në procesin e asgjësimit të bimëve të cannabis-it mjekësor të mbira vetvetiu, pavarësisht qëllimit të përdorimit, si dhe të mbetjeve të bimës së cannabis-it mjekësor në sipërfaqen e tokës, të përcaktuara në licencë apo leje, i cili kryhet nga nga subjekti i licencuar apo i lejuar, sipas mënyrës dhe përcaktimeve në kuadrin ligjor në fuqi, si dhe mban procesverbalin përkatës.
    • Merr pjesë në ndjekjen e procedurave të asgjësimit nga Agjencia me shpenzimet e subjektit, nëse subjekti nuk përmbush detyrimin ligjor dhe propozon masë administrative për subjektin për mospërmbushjen e këtij detyrimi.
    • Harton procesverbale inspektimi, raporte, evidenca teknike, shkresa administrative dhe dokumentacion mbështetës mbi gjetjet e kontrolleve dhe inspektimeve të kryera në subjektet e licencuara.
    • Kontribuon në përgatitjen e propozimit për konfiskimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore, nënproduktet e saj dhe produktet përfundimtare sipas gjetjeve gjatë kontrollit.
    • Kontribuon në përgatitjen e raporteve teknike, analizave dhe propozimeve për marrjen e masave administrative, përfshirë konfiskimin, sekuestrimin, asgjësimin, pezullimin ose masa të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
    • Ofron asistencë teknike dhe profesionale në proceset e monitorimit, kontrollit dhe inspektimit, si dhe kryen detyra të tjera funksionale të ngarkuara nga eprorët, në përputhje me misionin e drejtorisë dhe kuadrin ligjor në fuqi.
    • Kontribuon në regjistrimin në regjistër të të dhënave dhe akteve sipas parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
    • Bashkëpunon me koordinatorët e drejtorisë duke dhënë asistencën në hartimin e materialeve të ndryshme që janë pjesë e detyrave të drejtorisë.
    • Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë, si dhe detyra që lidhen me monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

    1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
    2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
    3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨