167 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

                                                                                                           DREJTOR

Drejtorinë Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-2

📅 Afati i aplikimit: 13 gusht 2026

🌍 Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave ekzakte/ekonomike/shoqërore/administratës publike, ose fusha të ngjashme si dhe certifikata ose trajnime profesionale në fushën e legjislacionit, procedurave administrative, kontrollit dhe mbikëqyrjes rregullatore.

Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:

    • administratë publike dhe/ose menaxhim financiar në institucione publike ose private;
    • përgatitjen, analizimin dhe raportimin e raporteve financiare, planeve ekonomike, si dhe dokumentacionit administrativ dhe juridik në tërësi; 
    • raporteve dhe dokumentacionit në tërësi;
    • fushën rregullatore, financiare dhe ligjore, përfshirë mbikëqyrjen, zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit përkatës sektorial, përfshirë zbatimin e ligjit nr. 61/2023. 

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

    • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;

    • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.
    • Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Konfidencial” ose “Sekret” ose të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
    11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
    12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    13. Vërtetim i prokurorisë;
    14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë. 

◊ Aftësitë e kërkuara

    • Drejton dhe koordinon në mënyrë efektive sipas strukturës dhe proceseve të punës;
    • Siguron  bashkëpunim institucional dhe ndërinstitucional.
    • Përcakton objektivat, prioritetet dhe afatet;
    • Planifikon dhe monitoron  realizimet e detyrave.
    • Drejton proceset e punës në mënyrë efektive.
    • Analizon situatat komplekse dhe merr vendime të shpejta e të argumentuara;
    • Përshtat me metoda dhe procedura të reja pune.
    • Përfaqëson profesionalisht në nivele të ndryshme.
  •  

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 13.08.2026.

    1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
    2. 📮 Me postë drejtuar: 📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë
  1.  

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Drejton dhe koordinon veprimtarinë ekonomike, financiare, administrative dhe të shërbimeve mbështetëse të Agjencisë.
    • Harton, zbaton dhe monitoron buxhetin, fondet dhe strategjinë financiare të institucionit.
    • Koordinon punën me Ministrinë e Financave, Degën e Thesarit dhe strukturat e tjera financiare për planifikimin dhe zbatimin e buxhetit.
    • Planifikon shpenzimet sipas strukturës buxhetore të miratuar dhe ndjek zbatimin e tyre, duke respektuar legjislacionin, limitet financiare e afatet kohore.
    • Menaxhon proceset e prokurimit, planifikimin e nevojave për mallra, shërbime dhe investime, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    • Siguron administrimin e burimeve njerëzore, dokumentacionit të personelit dhe marrëdhënieve të punës.
    • Mbikëqyr administrimin e aseteve, shërbimeve të përgjithshme, protokollit dhe arkivës së Agjencisë.
    • Ofron mbështetje dhe këshilla në interpretimin dhe zbatimin e strategjive, politikave, planeve dhe buxhetit të institucionit. 
    • Menaxhon proceset financiare, kontabilitetin, pagesat, pagat, të ardhurat dhe raportimet financiare.
    • Siguron zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare, menaxhimin e risqeve dhe përdorimin efektiv të fondeve publike.
    • Kujdeset për zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar transparencë, ligjshmëri dhe mirëadministrim.
    • Përgatit raporte, analiza dhe propozime për Drejtorin e Përgjithshëm dhe rekomandon zgjidhje për problematikat e identifikuara.
    • Merr pjesë në grupe pune dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm ose të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
    • Kryen detyra të tjera sipas legjislacionit ekonomiko-financiar. 

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

    1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
    2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
    3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨