Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
KOORDINATOR
në Drejtorinë e Standardeve dhe Inovacionit në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1
Afati i aplikimit: 19 korrik 2026
Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore administratës publike ose fusha të ngjashme si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e legjislacionit, procedurave administrative, kontrollit dhe mbikëqyrjes rregullatore.
Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:
-
- eksperiencë në zhvillimin organizativ;
-
- analiza institucionale, kërkimi, studimet krahasuese dhe hartimi i rekomandimeve për përmirësimin e politikave dhe proceseve.
-
- menaxhim dhe koordinim i projekteve zhvillimore, reformuese ose inovative.
-
- fushën rregullatore dhe ligjore, përfshirë mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit sectorial.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
-
- certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
-
- njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.
◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.
Për më tepër vizitoni linkun:
https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
-
- Kërkesë për aplikim;
-
- Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
-
- Fotokopje e librezës së punës;
-
- Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
-
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
-
- Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
-
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
-
- Certifikata familjare dhe personale;
-
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
-
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
-
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
-
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
-
- Vërtetim i prokurorisë;
-
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
-
- Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.
◊ Aftësitë e kërkuara
-
- Koordinon;
-
- Përcakton prioritete dhe respekton afatet;
-
- Planifikuar, ndjek dhe monitoron punën;
-
- Komunikon dhe prezanton;
-
- Analizon dhe përshtat;
-
- Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, propozime konkrete për vendimmarrjeje të shpejtë, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
Si të aplikosh
Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 19.08.2026.
-
Elektronikisht, në këtë link;
-
Me postë drejtuar:
Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë
Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: rekrutime@nacc.gov.al
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
-
- Koordinon procesin e hartimit, përditësimit dhe përmirësimit të standardeve, procedurave dhe metodologjive të brendshme të Agjencisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
-
- Harton dhe propozon standarde, udhëzime teknike dhe procedura operative që duhet të zbatohen nga subjektet e licencuara, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare të cilësisë.
-
- Kryen analiza, studime dhe vlerësime krahasuese mbi modelet dhe praktikat ndërkombëtare të rregullimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, duke propozuar përmirësime të kuadrit normativ dhe institucional.
-
- Kryen analiza dhe kërkime mbi zhvillimet teknologjike, tendencat inovative dhe modelet bashkëkohore të menaxhimit, me qëllim përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve institucionale.
-
- Bën kërkime mbi zgjedhjet inovative, teknologjitë në zhvillim, tendencat dhe praktikat më të mira në fushën e Agjencisë.
-
- Merr pjesë/jep mendim për fushën që mbulon, në hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione, organizata dhe partnerë të tjerë, në funksion të realizimit të objektivave të Agjencisë.
-
- Bashkëpunon me institucione kombëtare, organizata ndërkombëtare, autoritete homologe dhe ekspertë të fushës për shkëmbimin e informacionit dhe adoptimin e praktikave më të mira në fushën e standardizimit dhe inovacionit.
-
- Kontribuon në hartimin e rekomandimeve teknike dhe kritereve për zhvillimin e veprimtarive të licencuara, pa cenuar kompetencat e strukturave përgjegjëse për monitorimin, inspektimin apo kontrollin.
-
- Ndjek zhvillimet teknologjike, shkencore dhe rregullatore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim promovimin e inovacionit dhe modernizimit të standardeve të Agjencisë.
-
- Raporton te Drejtori i Drejtorisë mbi ecurinë e proceseve të hartimit dhe përmirësimit të standardeve, si dhe propozon masa për zhvillimin teknik dhe inovativ të sektorit.
-
- Kryen detyra të tjera që lidhen me fushën e përgjegjësisë së Drejtorisë së Standardeve dhe Inovacionit, sipas kërkesave të Drejtorit të Drejtorisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm.
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:
-
Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
-
Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
-
Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë!