164 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Koordinator në Drejtorinë e Integritetit, Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore, Sektori i Verifikimit të Figurës dhe Integritetit në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

KOORDINATOR

në Drejtorinë e Integritetit, Koordinimit Institucional dhe Çështjeve Ligjore, Sektori i Verifikimit të Figurës dhe Integritetit në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

📅 Afati i aplikimit: 2 korrik 2026, ora 16:30

🌍 Vendndodhja: Tiranë, Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore ose sigurisë/mbrojtjes si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve.

Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:

  • administratë publike;
  • procese pune që lidhen me hartimin administrimin ose shqyrtimin e dokumentacionit dhe akteve administrative;
  • marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

  • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
  • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Të jetë i pajisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “Konfidencial” ose “Sekret” ose të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës;
  4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
  6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
  7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata familjare dhe personale;
  9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
  11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
  12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  13. Vërtetim i prokurorisë;
  14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.

◊ Aftësitë e kërkuara

  • Koordinon;
  • Përcakton prioritete dhe respekton afatet;
  • Planifikuar, ndjek dhe monitoron punën;
  • Komunikuar dhe prezanton;
  • Analizon dhe përshtat;
  • Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, propozime konkrete për vendimmarrjeje të shpejtë, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 2.07.2026, ora 16:30:

  1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
  2. 📮 Me postë drejtuar:
    📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
    Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, Tiranë

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Koordinon dhe siguron bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese dhe strukturat shtetërore për garantimin e integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë dhe të subjekteve të licencuara, në funksion të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimit të transparencës institucionale.
  • Koordinon dhe ndjek procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe metodologjinë përkatëse, për aplikantët, punonjësit e Agjencisë dhe personelin e subjekteve të licencuara ose të lejuara.
  • Vlerëson plotësinë dhe rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur dhe siguron administrimin korrekt të dosjeve në procesin e verifikimit.
  • Koordinon mbledhjen e informacionit dhe përgatitjen e raportit përfundimtar mbi rezultatet e verifikimit, si dhe propozon vendimmarrjen përkatëse mbi përmbushjen ose jo të kritereve të pastërtisë së figurës.
  • Administron komunikimin zyrtar dhe shkresor që lidhet me procesin e verifikimit, duke garantuar respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe trajtimin e kërkesave të ndryshme administrative.
  • Harton raporte periodike dhe analiza mbi ecurinë e procesit të verifikimit të figurës për Drejtorin e Përgjithshëm, të cilët vlerësohen më parë nga koordinatori drejtues.
  • Bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me agjencitë e zbatimit të ligjit për shkëmbimin e informacionit dhe parandalimin e veprimtarive kriminale që mund të cenojnë integritetin e personelit të Agjencisë dhe subjekteve të licencuara.
  • Kontribuon në proceset e lidhura me licencimin, trajnimin e stafit dhe çështjet e burimeve njerëzore, në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Agjencisë.
  • Kontribuon në përgatitjen e akteve nënligjore, marrëveshjeve dhe propozimeve për përmirësime ligjore në kuadër të zbatimit të legjislacionit përkatës.
  • Kryen edhe detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët ose të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

  1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
  2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
  3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨