📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
SPECIALIST
në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1
📅 Afati i aplikimit: 26 prill 2026, ora 16:00
🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë
✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 7 të KSHK-së (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë) në fushat:
- shkenca inxhinierike;
- shkenca mjedisore;
- shkencat e tokës;
- shkenca bujqësore / agroinxhinierike;
- shkenca mjekësore / shëndet publik;
- shkenca kimike / biologjike / kimi industriale;
- kimi teknologji farmaceutike / farmaci.
Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:
- administratë publike;
- procese pune që lidhen me inspektimin;
- në fushën e zbatimit të ligjit nr.61/2023;
- në fushën e sigurisë;
- në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope dhe aspektet rregullatore të sektorit farmaceutik;
- procese pune që lidhen me hartimin e akteve administrative.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
- certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
- njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.
◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar.
Për më tepër vizitoni linkun:
https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf
📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar në format Europass;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vetëdeklarim për masat disiplinore;
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274;
- Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata familjare dhe personale;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i prokurorisë;
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.
◊ Aftësitë e kërkuara
- Koordinim dhe realizim objektivash;
- Organizim pune dhe respektim afatesh;
- Komunikim dhe prezantim i qartë;
- Fleksibilitet dhe përshtatje me procedura të reja;
- Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje të shpejtë.
🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 26.04.2026, ora 16:00:
- 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
- 📮 Me postë drejtuar:
📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
Rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë
⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al
🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e subjekteve të lejuara sipas ligjit dhe rregullave të miratuara në bazë të tij.
- Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e aktivitetit të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi.
- Kontribuon në procesin e implementimit të standardeve GACP, GMP dhe ISO.
- Kujdeset për përdorimin dhe mbjelljen e farërave dhe fidanëve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Ndjek proceset për kultivimin vetëm të farërave dhe fidanëve të regjistruar.
- Ndjek zbatimin e legjislacionit lidhur me shenjimin dhe gjurmimin.
- Merr pjesë në mbikëqyrjen dhe kontrollin e ambienteve ku bëhet përpunimi i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it.
- Merr pjesë në procesin e sekuestrimit dhe asgjësimit të bimëve të cannabis-it.
- Merr pjesë në kontrollin dhe inspektimin e proceseve të kultivimit në çdo fazë.
- Kontribuon në hedhjen në regjistër të të dhënave sipas akteve ligjore dhe nënligjore.
- Bashkëpunon me koordinatorët e drejtorisë në hartimin e materialeve të ndryshme.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.
✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:
- 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
- ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
- 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.
✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨




