166 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Koordinator në drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

                                                                                                        KOORDINATOR

në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

📅 Afati i aplikimit: 23 korrik 2026

🌍 Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën shkencave ekzakte/ekonomike/shoqërore/juridike, si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me detyrat kryesore.

Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:

    • fushën e zbatimin të legjislacionit në administratën publike, përfshirë ligjin nr. 61/2023;
    • eksperiencë në hartimin dhe shqyrtimin e akteve administrative, raporteve dhe dokumentacionit në tërësi;
    • fushën rregullatore dhe ligjore, përfshirë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit sektorial;
    • procedurat administrative të kontrollit, inspektimit ose mbikëqyrjes; 

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

    • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;

    • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Guideline-no-274-amended.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
    11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
    12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    13. Vërtetim i prokurorisë;
    14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë. 

◊ Aftësitë e kërkuara

    • Koordinon;

    • Përcakton prioritete dhe respekton afatet;

    • Planifikon, ndjek dhe monitoron punën;

    • Komunikon dhe prezanton;

    • Analizon dhe përshtat;

    • Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, propozime konkrete për vendimmarrjeje të shpejtë, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 23.07.2026.

    1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
    2. 📮 Me postë drejtuar: 📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë
  1.  

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e email: rekrutime@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Koordinon dhe mbikëqyr zbatimin e kushteve të licencës dhe ligjit nga subjektet, duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse kur nevojitet.
    • Monitoron gjithë ciklin e prodhimit për përputhshmëri me licencën, planin dhe legjislacionin.
    • Siguron zbatimin e standardeve GACP, GMP dhe ISO në kultivim dhe përpunim.
    • Ndjek dhe monitoron përputhshmërinë e varieteteve me katalogët kombëtarë dhe evropianë.
    • Koordinon me doganat për importin e farërave/fidanëve dhe eksportin e produkteve të cannabisit mjekësor.
    • Inspekton ambientet e përpunimit sipas licencës dhe ligjit.
    • Verifikon përputhjen e sasive dhe propozon masa ose asgjësim kur ka shkelje.
    • Përgatit propozime për konfiskim sipas procedurave ligjore.
    • Merr pjesë dhe mbikëqyr asgjësimin e bimëve dhe mbetjeve të cannabis-it mjekësor, duke dokumentuar procesin.
    • Ndjek procedurat e asgjësimit dhe propozon masa administrative kur ka mospërmbushje nga subjektet.
    • Bashkëpunon dhe shkëmben informacion me organet ligjzbatuese dhe institucionet kompetente.
    • Koordinon veprimet me Policinë dhe institucionet për luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve.
    • Mbikëqyr sekuestrimin dhe asgjësimin sipas ligjit me institucionet përkatëse.
    • Kryen inspektime në terren në grupe pune me vlerësim teknik dhe ligjor.
    • Harton raporte dhe dokumenton gjetjet e inspektimit.
    • Vlerëson problematikat dhe raporton konkluzione e rekomandime.
    • Verifikon përputhshmërinë ligjore dhe përgatit dokumentacion për masa administrative kur nevojitet.
    • Në rast shkeljesh, propozon masa (gjobë, pezullim, shfuqizim), si dhe referon çështjen kur ajo përbën vepër penale.
    • Jep rekomandime teknike dhe ligjore për zgjidhjen e problematikave.
    • Kryen detyra të tjera sipas kuadrit ligjor dhe urdhrave të eprorëve.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

    1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
    2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
    3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨