163 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

SPECIALIST

në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

📅 Afati i aplikimit: 26 prill 2026, ora 16:00

🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 7 të KSHK-së (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë) në fushat:

  • shkenca inxhinierike;
  • shkenca mjedisore;
  • shkencat e tokës;
  • shkenca bujqësore / agroinxhinierike;
  • shkenca mjekësore / shëndet publik;
  • shkenca kimike / biologjike / kimi industriale;
  • kimi teknologji farmaceutike / farmaci.

Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.

Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:

  • administratë publike;
  • procese pune që lidhen me inspektimin;
  • në fushën e zbatimit të ligjit nr.61/2023;
  • në fushën e sigurisë;
  • në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope dhe aspektet rregullatore të sektorit farmaceutik;
  • procese pune që lidhen me hartimin e akteve administrative.

Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:

  • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
  • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass;
  3. Fotokopje e librezës së punës;
  4. Vetëdeklarim për masat disiplinore;
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274;
  6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015;
  7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata familjare dhe personale;
  9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
  11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
  12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  13. Vërtetim i prokurorisë;
  14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.

◊ Aftësitë e kërkuara

  • Koordinim dhe realizim objektivash;
  • Organizim pune dhe respektim afatesh;
  • Komunikim dhe prezantim i qartë;
  • Fleksibilitet dhe përshtatje me procedura të reja;
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje të shpejtë.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 26.04.2026, ora 16:00:

  1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
  2. 📮 Me postë drejtuar:
    📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
    Rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e subjekteve të lejuara sipas ligjit dhe rregullave të miratuara në bazë të tij.
  • Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e aktivitetit të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi.
  • Kontribuon në procesin e implementimit të standardeve GACP, GMP dhe ISO.
  • Kujdeset për përdorimin dhe mbjelljen e farërave dhe fidanëve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Ndjek proceset për kultivimin vetëm të farërave dhe fidanëve të regjistruar.
  • Ndjek zbatimin e legjislacionit lidhur me shenjimin dhe gjurmimin.
  • Merr pjesë në mbikëqyrjen dhe kontrollin e ambienteve ku bëhet përpunimi i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it.
  • Merr pjesë në procesin e sekuestrimit dhe asgjësimit të bimëve të cannabis-it.
  • Merr pjesë në kontrollin dhe inspektimin e proceseve të kultivimit në çdo fazë.
  • Kontribuon në hedhjen në regjistër të të dhënave sipas akteve ligjore dhe nënligjore.
  • Bashkëpunon me koordinatorët e drejtorisë në hartimin e materialeve të ndryshme.
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

  1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
  2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
  3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨