165 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Koordinator në Drejtorinë e Standardeve dhe Inovacionit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

KOORDINATOR

në Drejtorinë e Standardeve dhe Inovacionit në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

📅 Afati i aplikimit: 19 korrik 2026

🌍 Vendndodhja: Rr “Ibrahim Rugova”,5, kati 13, 1001, Tiranë.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

◊ Kushtet e përgjithshme

✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Mos të jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore administratës publike ose fusha të ngjashme si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e legjislacionit, procedurave administrative, kontrollit dhe mbikëqyrjes rregullatore.

Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:

    • eksperiencë në zhvillimin organizativ;

    • analiza institucionale, kërkimi, studimet krahasuese dhe hartimi i rekomandimeve për përmirësimin e politikave dhe proceseve.

    • menaxhim dhe koordinim i projekteve zhvillimore, reformuese ose inovative.

    • fushën rregullatore dhe ligjore, përfshirë mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit sectorial.

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:

    • certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;

    • njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, të ndryshuar.

Për më tepër vizitoni linkun:

https://nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Guideline-no-274-amended.pdf

📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format Europass (shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274 (shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
    11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
    12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    13. Vërtetim i prokurorisë;
    14. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    15. Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë. 

◊ Aftësitë e kërkuara

    • Koordinon;

    • Përcakton prioritete dhe respekton afatet;

    • Planifikuar, ndjek dhe monitoron punën;

    • Komunikon dhe prezanton;

    • Analizon dhe përshtat;

    • Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, propozime konkrete për vendimmarrjeje të shpejtë, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 19.07.2026.

    1. 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
    2. 📮 Me postë drejtuar: 📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Rr. “Ibrahim Rugova”, 5, kati 13, 1001, Tiranë
  1.  

⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: rekrutime@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Koordinon procesin e hartimit, përditësimit dhe përmirësimit të standardeve, procedurave dhe metodologjive të brendshme të Agjencisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

    • Harton dhe propozon standarde, udhëzime teknike dhe procedura operative që duhet të zbatohen nga subjektet e licencuara, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare të cilësisë.

    • Kryen analiza, studime dhe vlerësime krahasuese mbi modelet dhe praktikat ndërkombëtare të rregullimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, duke propozuar përmirësime të kuadrit normativ dhe institucional.

    • Kryen analiza dhe kërkime mbi zhvillimet teknologjike, tendencat inovative dhe modelet bashkëkohore të menaxhimit, me qëllim përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve institucionale.

    • Bën kërkime mbi zgjedhjet inovative, teknologjitë në zhvillim, tendencat dhe praktikat më të mira në fushën e Agjencisë.

    • Merr pjesë/jep mendim për fushën që mbulon, në hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione, organizata dhe partnerë të tjerë, në funksion të realizimit të objektivave të Agjencisë.

    • Bashkëpunon me institucione kombëtare, organizata ndërkombëtare, autoritete homologe dhe ekspertë të fushës për shkëmbimin e informacionit dhe adoptimin e praktikave më të mira në fushën e standardizimit dhe inovacionit.

    • Kontribuon në hartimin e rekomandimeve teknike dhe kritereve për zhvillimin e veprimtarive të licencuara, pa cenuar kompetencat e strukturave përgjegjëse për monitorimin, inspektimin apo kontrollin.

    • Ndjek zhvillimet teknologjike, shkencore dhe rregullatore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim promovimin e inovacionit dhe modernizimit të standardeve të Agjencisë.

    • Raporton te Drejtori i Drejtorisë mbi ecurinë e proceseve të hartimit dhe përmirësimit të standardeve, si dhe propozon masa për zhvillimin teknik dhe inovativ të sektorit.

    • Kryen detyra të tjera që lidhen me fushën e përgjegjësisë së Drejtorisë së Standardeve dhe Inovacionit, sipas kërkesave të Drejtorit të Drejtorisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm.

✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:

    1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
    2. ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
    3. 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.

✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨