📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
SPECIALIST
në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
📅 Afati i aplikimit: 26 prill 2026, ora 16:00
🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë
✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati
◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft;
✓ Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi. ◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 7 të KSHK-së (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë) në fushat:
- shkenca mjedisore / shkencat e tokës;
- shkenca bujqësore;
- shkenca kimike / biologjike / kimi industriale / kimi farmaceutike;
- farmaci / shkenca ekzakte;
- shkenca shoqërore.
Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga fushat vijuese:
- administratë publike;
- proceset që lidhen me hartimin e materialeve informuese apo mbledhjen, përpunimin e informacionit statistikor dhe raportimin;
- shqyrtimin e praktikave të licencimit;
- eksperiencë në përgatitjen e raporteve dhe akteve;
- eksperiencë në hartim dhe/ose menaxhim projektesh;
- procese pune që lidhen me hartimin/zbatimin e standardeve në fushën e cannabis-it.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
- certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
- njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht / gjermanisht / italisht / spanjisht) të Bashkimit Evropian.◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar.Për më tepër vizitoni linkun:
https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf📂 Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar në format Europass;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vetëdeklarim për masat disiplinore;
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274;
- Formulari i vetëdeklarimit sipas ligjit nr.138/2015;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata familjare dhe personale;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i prokurorisë;
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo arsimin shtesë.
◊ Aftësitë e kërkuara
- Koordinim dhe realizim objektivash;
- Organizim pune dhe respektim afatesh;
- Komunikim dhe prezantim i qartë;
- Fleksibilitet dhe përshtatje me procedura të reja;
- Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje të shpejtë.
🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 26.04.2026, ora 16:00:- 🌐 Elektronikisht, në këtë link;
- 📮 Me postë drejtuar:
📍 Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
Rr. “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë
⚠️ Kujdes: Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al
🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Kujdeset për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për kryerjen e regjistrimit dhe përfshirjen e menjëhershme në katalogun kombëtar të farërave dhe fidanëve, që janë të shoqëruara me testimin dallueshmëri-uniformitet-stabilitet (DUS).
- Merr pjesë në ngritjen e një sistemi efikas të Praktikave të Mira të Prodhimit nga subjektet e licencuara dhe mbikëqyr zbatimin e tyre duke bashkëpunuar me njësinë përkatëse të monitorimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.
- Kujdeset për procesin e hartimit dhe të zbatimit të standardeve që duhet të respektohen gjatë procesit të prodhimit të produkteve dhe nënprodukteve për qëllime mjekësore dhe industriale.
- Kujdeset për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për kryerjen e kontrollit të cilësisë së materialit të thatë përpara se të paketohet, si dhe siguron zbatimin e metodave të miratuara për kontrollin e cilësisë.
- Ndjek dhe bashkëpunon me organizata ndërkombëtare dhe autoritete tjera që kanë përvojë në hartimin e GMP dhe standardeve të ngjashme për të siguruar që praktikat më të mira ndjekin standardet ndërkombëtare.
- Ndjek dhe bashkëpunon me organet e tjera kompetente me qëllim realizimin e objektivave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare ku është palë Republika e Shqipërisë.
- Merr pjesë në shqyrtimin e aplikimeve të subjekteve dhe ndjek në vijimësi plotësimin e standardeve për GMP dhe ISO nga ana e tyre.
- Merr pjesë në hartimin e raporteve dhe statistikave kombëtare lidhur me të gjitha informacionet që përpunon agjencia për aktivitetet e licencuara dhe lejuara.
- Bashkëpunon me koordinatorët e sektorit duke dhënë asistencën në hartimin e materialeve të ndryshme që janë pjesë e detyrave të sektorit.
- Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.
✔️ Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:- 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit;
- ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale;
- 💬 Intervistës lidhur me aftësitë, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje sjell skualifikim të kandidatit.
✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨