ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 Shqipëria mëson nga përvojat ndërkombëtare: Vizitë Studimore në SHBA për Zhvillimin e Industrisë së Cannabis-it mjekësor dhe industrial

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Shqipëria mëson nga përvojat ndërkombëtare: Vizitë Studimore në SHBA për Zhvillimin e Industrisë së Cannabis-it mjekësor dhe industrial

Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC, znj. Linda Pustina dhe një delegacion nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) së bashku me anëtarë të Komisionit të Licencave, nga data 2 deri më 6 dhjetor 2024, zhvilluan një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfituar nga praktikat më të mira globale në industrinë e cannabis-it.

Gjatë vizitës, delegacioni mori pjesë në takimin vjetor të Shoqatës së Rregullatorëve të Cannabis-it, ku u zhvilluan diskutime mbi kuadrin ligjor dhe praktikat më të mira të rregullimit të industrisë së cannabis-it të aplikuara në 45 shtete të SHBA-së, si dhe në Kanada, Maltë e Hollandë.

Delegacioni gjithashtu mori pjesë në Edicionin e 13-të të Panairit Ndërkombëtar të Cannabis-it, një qendër globale e inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ku u prezantuan teknologjitë më të fundit për kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it, me fokus praktikat miqësore për mjedisin.

Përgjatë kësaj vizite, znj. Pustina zhvilloi një sërë takimesh bilaterale, ndër të tjera, me përfaqësues të FDA-së, me Anëtarët e Bordit Drejtues të CANNRA, me drejtuesin e Departamentit të Kontrollit të Cannabis-it të Kalifornisë, me drejtuesit e departamenteve kryesore të Health Canada, me përfaqësues të Laboratorit Referues të Departamentit të Bujqësisë së Oregonit, si dhe me drejtuesin e Zyrës së Shtetit të Nju Jorkut për Menaxhimin e Cannabis-it.

Këto takime ishin një mundësi e rëndësishme për të ndërtuar lidhje dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me aktorët kryesorë të industrisë së cannabis-it në SHBA dhe Evropë duke mundësuar përfitimin e njohurive dhe praktikave më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të kësaj industrie premtuese në Shqipëri.

Të tjera