Dokumentet duhet të dorëzohen me postë ose dorazi, deri më datë 24.05.2024, ora 12.00, në adresën: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rruga e Kavajes, Nr. 1001,Tirane, Shqipëri.
Gjithashtu aplikimi duhet të bëhet edhe elektronikisht në link sipas afatit të sipërcituar.
Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, si dhe të Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, Agjencia shpall konkurrimin për pozicionin Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Harton standardet në lidhje me projektimin e makinerive bujqësore, vendndodhjen dhe planifikimin e strukturave të fermës, aspektet e kullimit, meaxhimin e tokës dhe kontrollin e erozionit, furnizimin me ujë dhe ujitjen, për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it si dhe aspektet e elektrifikimit dhe përpunimin e produkteteve;
- Harton dhe rekomandon zhvillimin e teknikave më të mira të mbjelljes, kultivimit dhe korrjes të cannabis-it me qëllim përmirësimin e rendimentit të të korrave dhe shfrytëzimin maksimal të produktit.
- Koordinon dhe promovon strategjitë bujqësore për të kundërshtuar efektet e ndryshimeve në tokë, klimë dhe efekteve nga pesticidet e ndryshme me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe tokës.
- Bashkëpunon në vazhdimësi me Qendrën Europiane për Monitorimin e Drogërave dhe Varësisë ndaj tyre dhe Bordin Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve.
- Bashkëpunon në vazhdimësi me Entin Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve dhe njësinë rajonale përgjegjëse për bujqësinë.
- Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave. Të barasvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze certifikuar nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.
Kriteret preferenciale për përzgjedhjen e kandidatit janë:
- Në lidhje me fushën e kualifikimeve, preferohen kandidatët që zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave agro-inxhinierike ose fusha të ngjashme me to si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve.
- Në lidhje me eksperiencën profesionale, preferohen kandidatët që kanë përvojë pune në një ose më shumë nga këto fusha:
- administratën publike;
- organizata kombëtare/ndërkombëtare ne lidhje me bujqësinë;
- në shoqëri private në procese pune për hartimin e standardeve;
- njohuri në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope.
- Të ketë njohuri të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/gjermanisht/italisht/spanjisht) të Bashkimit Evropian.
Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:
- Koordinuar;
- Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
- Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën;
- Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar;
- Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.
Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, vendimmarrjeje të shpejtë, komunikimi dhe prezantimi. Fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
Vlerësimi bëhet në bazë të përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë, të intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret e mësipërme do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
- Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
- Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
- Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
- Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
- Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (Diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
- Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (ose në rast të mospajisjes në kohë me dokumentin përkatës nga qendra përkatëse shëndetësore, një vetëdeklarim mbi gjendjen shëndetësore);
- Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!