ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Funksionet

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Funksionet e Agjencisë


  1. Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti:
    1. kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatimin e tyre, me përcaktimet e bëra në licencë ose leje, si dhe me përcaktimet në planin e miratuar të prodhimit
    2. nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
  2. Agjencia kryen mbikëqyrje, kontrolle dhe inspektime sipas këtij ligji dhe, kur është nevoja, koordinon procesin në bashkëpunim me institucione të tjera.
  3. Në përmbushje të detyrave të veta, të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit sipas parashikimeve të këtij ligj, Agjencia shkëmben informacion me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme/Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit, si dhe autoritetet e tjera kompetente në zbatim të këtij ligji, si dhe mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy ose shumëpalëshe me to.
  4. Agjencia, kryesisht apo me kërkesë, kryen verifikime në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Pas kryerjes së verifikimit, nëse vlerësohet nga Agjencia marrja e masave për pezullimin apo shfuqizimin e licencës, ia përcjell për shqyrtim Komisionit të Licencave.
  5. Agjencia bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e luftës ndaj përdorimit, trafikut të narkotikëve dhe substancave psikotrope, dhe ndaj pastrimit të të ardhurave prej aktivitetit të paligjshëm.
  6. Agjencia mbledh dhe administron të dhëna të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të saj mbi aktivitetin e licencuar dhe të lejuar, si dhe për titullarin e licencës ose lejes. Të dhënat parësore dhe dytësore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas parashikimeve në pikën 6, të nenit 13 të këtij ligji.
  7. Agjencia paraqet raport 6-mujor të punës pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, i cili i bëhet me dije edhe ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.
  8. Agjencia ushtron çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligj ose në rregulloren për funksionimin e saj. Rregullat për organizimin e brendshëm të Agjencisë miratohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
  9. Agjencia miraton rregulloret e veprimtarisë së subjekteve të licencuara.