ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 AKKC vijon të zgjerojë bashkëpunimin me institucionet akademike: Marrëveshje me UPT për inovacion në kontrollin dhe monitorimin e cannabis-it

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

AKKC vijon të zgjerojë bashkëpunimin me institucionet akademike: Marrëveshje me UPT për inovacion në kontrollin dhe monitorimin e cannabis-it

Në një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kërkimeve shkencore dhe zhvillimit teknologjik në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Ky partneritet synon të sjellë inovacion dhe teknologji të avancuara në realizimin e kontrollit, monitorimit dhe përpunimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale në Shqipëri.

Përmes këtij bashkëpunimi, AKKC synon të forcojë sigurinë dhe transparencën duke integruar metoda bashkëkohore dhe teknologji të avancuara në monitorimin e këtij sektori. Duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kuadrin ligjor në fuqi dhe duke integruar kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik, të dyja palët do të punojnë për të siguruar një mjedis të rregulluar, të besueshëm dhe të avancuar për të gjithë aktorët e përfshirë.

Si pjesë e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje, do të jetë angazhimi në projekte kërkimore të përbashkëta për të modernizuar metodat e monitorimit, për të zbatuar sisteme inteligjente të kontrollit dhe për të garantuar standarde të larta cilësie në çdo hap të procesit. Gjithashtu, AKKC dhe UPT do të bashkëpunojnë për të përgatitur dhe përmirësuar manualet dhe udhëzimet teknike për kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it për përdorim mjekësor dhe industrial.

AKKC është e përkushtuar të krijojë një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar për prodhimin, kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it dhe produkteve e nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale, duke mbështetur inovacionin dhe teknologjitë e avacuara dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Të tjera