Që nga nëntori i vitit 2024, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it është zyrtarisht anëtare e Shoqatës së Rregullatorëve të Cannabis-it (CANNRA).
CANNRA është një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse, e cila përfshin agjenci qeveritare të angazhuara në rregullimin e cannabis-it, kanabinoidëve dhe kërpit në mbi 45 shtete dhe territore të SHBA-së, si dhe në Kanada, Hollandë, Maltë dhe Shqipëri. Shoqata shërben si një platformë që lidh qeveritë që punojnë për zbatimin e politikave të cannabis-it dhe kërpit, duke promovuar mësimin, bashkëpunimin dhe koordinimin.
Me këtë anëtarësim, Shqipëria bëhet vendi i tretë evropian që i bashkohet kësaj shoqate të njohur ndërkombëtare. Ky moment përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të adoptimit të praktikave dhe politikave më të mira në industrinë e cannabis-it. Ai i mundëson Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it qasje në burime të vlefshme informacioni, mundësi për shkëmbim eksperiencash dhe mbështetje nga ekspertë ndërkombëtarë për zbatimin efektiv të politikave të cannabis-it dhe kanabinoidëve.
Për më shumë informacion rreth CANNRA, ju lutemi vizitoni https://www.cann-ra.org/ .