Funksionet e Agjencisë
- Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti:
- kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatimin e tyre, me përcaktimet e bëra në licencë ose leje, si dhe me përcaktimet në planin e miratuar të prodhimit
- nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
- Agjencia kryen mbikëqyrje, kontrolle dhe inspektime sipas këtij ligji dhe, kur është nevoja, koordinon procesin në bashkëpunim me institucione të tjera.
- Në përmbushje të detyrave të veta, të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit sipas parashikimeve të këtij ligj, Agjencia shkëmben informacion me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme/Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit, si dhe autoritetet e tjera kompetente në zbatim të këtij ligji, si dhe mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy ose shumëpalëshe me to.
- Agjencia, kryesisht apo me kërkesë, kryen verifikime në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Pas kryerjes së verifikimit, nëse vlerësohet nga Agjencia marrja e masave për pezullimin apo shfuqizimin e licencës, ia përcjell për shqyrtim Komisionit të Licencave.
- Agjencia bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e luftës ndaj përdorimit, trafikut të narkotikëve dhe substancave psikotrope, dhe ndaj pastrimit të të ardhurave prej aktivitetit të paligjshëm.
- Agjencia mbledh dhe administron të dhëna të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të saj mbi aktivitetin e licencuar dhe të lejuar, si dhe për titullarin e licencës ose lejes. Të dhënat parësore dhe dytësore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas parashikimeve në pikën 6, të nenit 13 të këtij ligji.
- Agjencia paraqet raport 6-mujor të punës pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, i cili i bëhet me dije edhe ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.
- Agjencia ushtron çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligj ose në rregulloren për funksionimin e saj. Rregullat për organizimin e brendshëm të Agjencisë miratohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
- Agjencia miraton rregulloret e veprimtarisë së subjekteve të licencuara.