Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë datë 04.02.2025, ora 16.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:
Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
Rruga “Ibrahim Rugova”, Pallati Sky Tower, kati 13, Tiranë, Shqipëri.
Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për Drejtor i Drejtorisë së Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:
I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Planifikon, menaxhon dhe organizon punën e drejtorisë në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në lidhje me kontrollin dhe përpunimin e dokumentacionit e nevojshëm të subjekteve që kërkojnë të licencohen ose të ndryshojne çertifikatat, si dhe çdo lloj tjetër aplikimi për t’u pajisur me autorizime, sipas legjislacionit në fuqi.
· Drejton dhe koordinon procedurat administrative dhe ligjore të dokumentacionit të paraqitur nga subjektet që aplikojnë për t’u pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitviteteve të lidhura me prodhimin e cannabis -it mjekësor.
· Drejton procesin e përgatitjes së materialeve me propozimet e aplikimeve që do të kalojnë për shqyrtim e vendimarrje në Komisionin e Licencave, të dhëna për mbajtësit e licencave, në funksion të përpunimit dhe publikimit të statistikave për Agjencinë.
· Siguron një sistem të shëndoshë të kontrollit të brendshëm për përgatitjen e administrimit teknik, të proçedurave që lidhet me licencimin.
· Siguron bashkëpunim efektiv me ministrinë përgjegjëse për bujqësinë, lidhur me procedurat për dhënien e lejes.
· Koordinon procesin e lëshimit të autorizimit të eksportit për cannabis-in industrial dhe produktet e cannabis-it për qëllime industriale.
· Siguron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë në lidhje me vlerësimin dhe monitorimin e proçesit të aplikimit, dhënies së liçencave, të dhënave të të ardhurave të realizuara nga aplikimet, në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e përgjegjësive të Drejtorisë.
· Garanton që procesi i hartimit të raportit çdo 3 vjet, në lidhje me përmbushjen e kushteve të dhënies së licencave dhe lejeve, dhe rekomandon, sipas rastit, plotësimin e kushteve apo pezullimin ose shfuqizimin e licencave e të lejeve të jetë në përputhje me parashikimet ligjore.
· Drejton procesin e hartimit të rregulloreve, udhëzimeve dhe metodologjive për unifikimin e proceseve dhe standardeve të punës së punonjësve të Agjencisë.
· Vlerëson dhe përcjell për miratim tek Drejtori i Përgjithshëm rregulloret e subjekteve të licencuara;
· Drejton punën për hartimin e standardeve për çdo fazë të procesit të lidhur me kultivimin e bimës së cannabis-it.
· Koordinon procesin e hartimit të raporteve dhe statistikave kombëtare lidhur me te gjitha informacionet që përpunon agjencia për aktivitetet e lidhura me cannabis-in duke sugjeruar nëse ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, në bashkëpunim me strukturat e brendshme të agjencisë dhe me agjencitë me te cilat bashkëpunon kur është nevoja.
· Garanton mbarëvajtjen dhe administrimin e bazës së të dhënave shtetërore të regjistrit sipas parashikimeve të ligjit nr. 61/2023, ligjit për bazat e të dhënave shtetërore dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi;
· Drejton procesin e këshillimit ligjor të Agjencisë për të siguruar kuptueshmërinë e duhur të akteve të Agjencisë dhe vënien ne zbatim të tij nga strukturat përkatëse.
· Koordinon procesin e hartimit të Programit të Përgjithshëm Analitik të projekt-akteve, për të inkuadruar e orientuar veprimtarinë rregullatore të Agjencisë brenda afateve të përcaktuara të Programit.
· Formulon rekomandime për Drejtorin e Përgjithshëm mbi prioritetet për hartimin e akteve dhe propozimet për projektakte bazuar mbi fushën e veprimtarise së Agjencisë.
· Drejton procesin e bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe strukturat shtetërore për ruajtjen e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë dhe të punonjësve të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe parandalimin e veprave penale.
· Siguron që procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës të kandidatëve/punonjësve të agjencisë dhe subjekteve të licencuara dhe lejuara të kryhet në kohë dhe konform kuadrit ligjor.
· Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në profesion;
e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;
ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paktës microsoft;
f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.
IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:
1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave ekzakte, agro-inxhinieri, farmaci, shkenca kimike/ bioteknologjike, ekonomike ose juridike si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me detyrat kryesore të pozicionit të punës. Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.
2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga këto fusha:
– përvojë pune në sektor;
– administratë publike;
– bashkëpunim me organizata kombëtare/ndërkombëtare;
– zbatim i ligjit/sigurisë;
– hartimi i projekteve dhe ndjekja e zbatimit të tyre administratë publike;
– pozicione koordinuese;
– pozicione drejtuese;
– procese pune që lidhen me autorizime, leje dhe licenca;
– eksperience në përgatitjen e raporteve dhe akteve;
– në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope.
3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.
V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:
a) Koordinuar;
b) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
c) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën;
ç) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar;
d) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.
Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, vendimmarrjeje të shpejtë, komunikimi dhe prezantimi, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
Vlerësimi bëhet në bazë të:
1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;
2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;
3.Intervistës/vlerësimit të njohurive dhe aftësive profesionale dhe kompetencave për pozicionin e kërkuar si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:
1. Kërkesë për aplikim;
2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)
7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!
* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.