ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 18 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-2

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

18 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-2

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë 19.07.2024, ora 12.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Rruga e Kavajës, 1001, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Specialist, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it , me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

● Ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme të punës për punonjësit e Agjencisë.

● Ndjek zbatimin e kontratave të shërbimit të mirëmbajtjes së godinës, mjeteve, sistemeve, të shërbimit të ruajtjes dhe pastrimit, etj.

● Ndihmon në mirëadministrimin e logjistikës për realizimin e shërbimeve brenda vendit të punonjësve të Agjencisë.

● Harton kërkesa për nevojat e Agjencisë për mallra dhe shërbime në fillim të vitit buxhetor, dhe planifikon afatet e kryerjes së furnizimeve.

● Harton dhe mban evidencat për shpenzimet e materialeve të konsumit.

● Përgatit evidencat mbi konsumin e karburantit dhe shpenzimet për mirëmbajtjen, duke siguruar eficencë në përdorimin e aseteve.

● Ndjek procedurat e nevojshme për kolaudimin, siguracionin dhe taksat e tjera për automjetet e Agjencisë.

● Merr pjesë në hartimin e regjistrit të parashikimit/realizimit të procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

● Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit për punë, mallra dhe shërbime që i nevojiten Agjencisë sipas legjislacionit të prokurimit publik.

● Harton dhe administron procesverbalin e procedurave të prokurimit, duke krijuar dosje të posaçme për secilin prej tyre dhe duke kontrolluar respektimin e legjislacionit në fuqi.

● Mbledh dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me zhvillimin e procedurës deri në përcaktimin e fituesit, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.

● Komunikon dhe harton raporte periodike, ose sipas kërkesës, për APP-në mbi respektimin e procedurës dhe ecurinë e kontratave.

● Asiston zyrtarin zbatues në përgatitjen e dokumentacionit.

● Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave ekonomike, si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me fushën e studimeve. Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.

2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë nga këto fusha:

– administratë publike;

– proceset që lidhen me menaxhimin financiar ose të magazinës

– proceset që lidhen me shërbimet mbështetëse të institucionit.

3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

a) Integruar informacionin me politikat institucionale;

b) Identifikuar dhe qartësuar çështje e dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;

c) Analizuar, komunikuar, prezantuar, si dhe për të pranuar metoda dhe procedura të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3. Intervistës/vlerësimit të njohurive dhe aftësive profesionale dhe kompetencave për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).
  6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin)  (shkarko cover)
  7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;
  9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (Diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);
  11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).
  12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.